Largimi i mbetjeve dhe parazitëve nga zorrët mund të parandalojnë shumë probleme shëndetësore. Në 70 vite jetë, zorrët kryejnë procese me mbi 100 ton ushqim dhe 40 000 litra lëngje. Kjo do të thotë se rreth 7 kg mbetje fekale dhe toksina mund të akumulohen dhe të mbërthehen rreth barkut. Kjo mund të infektojë gjakun dhe të dëmtojë shëndetin e përgjithshëm.
Nëse keni depozita të mbeturinave brenda dhe toksinave, mund të sëmureni nga artriti ose nga kanceri. Kapsllëku, sindromi metabolik, obeziteti, diabeti, mbipesha, sëmundjet e mëlçisë dhe të veshkave, problemet e shikimit dhe dëgjimit, problemet e lëkurës, flokëve dhe thonjve si dhe shqetësime të tjera, janë simptoma të zorrëve toksike dhe të pranisë së mbeturinave në to.
Për të pastruar zorrët nga mbetjet toksike, ka një trajtim natyral që vepron në mënyrë efikase. Është një trajtim me miell fara liri dhe kefir i cili zgjat 3 javë. Përveçse pastron trupin tuaj nga të gjitha toksinat, rregullon dhe shkrin yndyrën në gjak.
Në vend të vaktit të rregullt për mëngjes, përdorni këtë përzierje për 21 ditë:
Java e parë
1 lugë gjelle miell fara liri dhe 100 ml kefir
Java e dytë
2 lugë gjelle miell fara liri dhe 100 ml kefir
Java e tretë
3 lugë gjelle miell fara liri dhe 150 ml kefir
Nëse nuk mund ta gjeni miellin e farave të lirit, mund të blini farat dhe t’i bluani në shtëpi. Gjatë këtij trajtimi duhet të pini 2 litra ujë në ditë. Mund të shtoni edhe pak mjaltë për shije.