3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Tragjeditë në Siri që vijojnë ende: ja si po vuan Rafah 8-vjeçare dhë nëna e saj

Më të lexuarat

Anadoly Agency i ka  kushtuar reportazh një vogëlusheje  siriane 8-vjeçare, e cila është katandisur në 10 kilogram dhe nga çasti në çast mund ta lërëv këtë botë. Bëhet fjalë për vajzën Rafah, e ndodhur në Gutën lindore, rajon në Damask i ndodhur prej kohësh nën bllokadën e regjimit të Bashar Asadit. Mjekët e atyshëm i kanë humbur shpresat se ajo mund të jetojë, pasi një sëmundje, mungesa e ushqimeve dhe ilaçeve, e bëjnë të vështirë vijimin e jetës normale.

Nëna i saj, Um Betul i ka thënë AA-së se katër vite më parë Rahaf kishte shpëtuar e gjallë nga rrënojat e shtëpive të shembura nga një sulm i regjimit, ku si pasojë jetën kishin humbur gjyshja, motra dhe tejza e saj. Ndërkohë, po të njëjtin vit, edhe babai i Rahafit u vra nga regjimi pasi kishte tentuar të fuste ndihma fshehurazi në Gutë.

 Tashmë ajo është e ndërgjegjshme se mund ta humbë dhe vajzën tjetër, nga një sëmundje vështirë për t’u diagnostikuar në kushte rrethimi e bllokade, ku mungesa e ushqimit kë bërë të vetën. Ajo tani jeton vetëm me kujtimet e së shkuarës në paqe: “Rahafi shkonte në çerdhe. Ajo qeshte dhe kërkonte ushqim. Më ka marrë malli për vazjën time Rahaf e cila më parë kërkonte vashdimisht ushqim nga unë. Nuk kam mundësi të bëj asnjë gjë për fëmijën tim. Uroj që asnjë nënë të mos përjetojë dhimbjen time. Shpresoj që dhimbjet e nënave dhe të fëmijëve të përfundojnë”, thotë nëna e 8-vjeçares Rafah. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit