8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Tragjedia e Velipojës dhe flagranca e Ksamilit: a po tërhiqet “njeriu shezlong”?

Më të lexuarat

“Ne do na duhet ta mbyllim këtë punë në 3-4 ditë për sa i përket gjithë problematikave që kemi të evidentuara për parcelat e aplikuara, të kemi një aplikim të ri në dy ditët që do të vijnë dhe të kemi një nxitje tashmë nga vetë strukturat tona qoftë qendrore, qoftë lokale, për t’u kërkuar këtyre poseduesve të plazhit aplikim urgjent dhe të kemi një mundësi që të veprojmë shpejt”, mësohet të ketë thënë ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi gjatë takimeve më të fundit të tij në Durrës e Kavajë.

Por si përkthehet kjo fjali nga ata që e kanë pësuar, sidomos në Ksamil, ku dikujt tjetër i është dhënë një parcelë për shezlongje, aty ku tjetri, me hotel e lokal bashkë, ushtronte aktivitet prej vitesh sipas të gjitha kritereve?

Prirja është që të shihet si një rishikim i asaj çfarë është katranosur në disa raste.

Më flagranti është rasti i Ksamilit, në plazhin e Castle Hotel, ku në një parcelë e plotë që menaxhohej prej vitesh nga pronarë të këtij hoteli, edhe me restorant buzë detit, edhe me investim në rërën e plazhit, një copëz i jepet dikujt tjetër, me një saktë një polici, në një proces plot dritëhije.

Nëse pyet vendimmarrësit, më saktë Ministrinë e Mjedisit, apo dhe aktorë të qeverisjes lokale, se cila është logjika e këtij veprimi, pra që dikush duhet të heqë shezlongjet e tij për t’ia liruar një tjetri, me asnjë krahasim në kritere, është e pamundur të kenë një përgjigje. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit