Një ngjarje mjaft ë rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku për shkak të erës së fortë është përmbysur një varkë në liqen.
Si pasojë e përmbysjes së varkës, kanë humbur jetën 4 persona. 3 prej personave që kanë humbur jetën janë anëtarë të familjes Zeta nga Mali i Zi dhe një tjetër nga Podgorica.
Lajmi është bërë i ditur nga, Radojica Rašovi një tjetër person, i cili ishte në të njëjtën varkë me viktimat, raporton Vijesti. Sipas dëshmitarit janë mbytur burrë e grua dhe vajza e tyre, dhe një djalë i cili u përpoq t’i shpëtonte ata.
Varka kishte rreth 9 persona, të cilët kishin shkuar në Manastrin Vranjina, por të tjerët arritën që të dalën në breg, duke shpëtuar.