1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Tragjedi në brigjet libiane, dyshohet për 90 emigrantë të mbytur

Më të lexuarat

Rreth 90 emigrantë, pjesa më e madhe nga Pakistani, janë mbytur në det dhe dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas fundosjes së një varke në brigjet e Libisë. Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Ndërkombëtare për migrimin.

“Dhjetë trupa janë gjetur në bigjet libiane, mes të cilëve tetë pakistanezë dhe dy libianë, ndërsa ka edhe tre të mbijetuar”, – ka deklaruar zëdhënësja, Olivia Headon në Gjenevë.

“Dy nga të mbijetuarit kanë mbërritur me not në breg”, ndërsa një i mbijetuar tjetër është “shpëtuar nga një peshkatar”.

Sipas tyre, besohet se të paktën 90 emigrantë, mund të kenë humbur jetën nga përmbysja e varkës.

Autoritetet po përpiqen të mbledhin sa më shumë informacione mbi tragjedinë.

Numërohen të paktën 3.138 emigrantë pakistanezë të mbërritur në Itali nga Libia. Nga fillimi i vitit, është regjistruar ardhja në Itali e 240 pakistanezëve, kundrejt nëntë të regjistruar në janar 2017.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit