15.8 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Gazetari i DW “gozhdon” kryeministrin Haradinaj

Më të lexuarat

Tim Sebastian, gazetari i njohur për pyetjet e drejtpërdrejta të tij, me të cilat u përball dikur edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, ka mbërthyer këtë herë në një intervistë të vështirë kreun e ekzekutivit kosovar, Ramush Haradinaj.

“Po luani lojëra me Gjykatën Speciale, kërcënoni se do t’ia ktheni shpinën Demarkacionit dhe prapë doni që BE-ja t’iu ndihmojë”, i thotë gazetari i “Deutsche Welle”-s.
Haradinaj këmbënguli se sfidat e vendit bëhen edhe më të mëdha nga fakti që pret prej vitesh njohjen e plotë.

“BE-ja s’ mund të komunikojë me ne si partner. Kur unë jam në Bruksel, flamuri kosovar s’është aty”, tha Haradinaj.

Kryeministri u ankua se blloku nuk i ka kushtuar mjaftueshëm vëmendje rajonit e vet Kosovës. Sebastian, megjithatë ka vazhduar të ngulmojë në logjikën e tij.

Tim Sebastian: Po si mund t’iu besojnë në të ardhmen, s’i mund t’iu ndihmojnë kur ju nuk respektoni detyrimet tuaja ndërkombëtare?

“Ajo që po ndodh me Demarkacionin dhe gjykatën nuk është diçka e re. Realiteti ynë, marrëdhëniet tona me BE-në kanë nisur shumë përpara kësaj. Nuk e fajësoj bllokun për ato që janë detyrat tona, por kërkoj që të gjitha vendet anëtare të tij të kenë një qasje të unifikuar ndaj Kosovës”, tha Haradinaj.

Në fokusin e intervistës u vendos në mënyrë të pashmagnshme ai që është kthyer në shqetësim madhor për Uashingtonin e Brukselin: fati i Gjykatës Speciale.

Haradinaj deklaroi se nuk beson që do të ketë sukses nisma e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e kësaj gjykate, e shtoi se personalisht nuk i frikësohet Speciales, madje është i gatshëm të paraqitet vullnetarisht nëse do t’i kërkohet një gjë e tillë, ashtu siç veproi në vitin 2004 në Hagë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit