1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Tragjedi” në Angli, avokati shpërndan drogën e trafikantëve shqiptarë

Më të lexuarat

Një tragjedi dhe diçka shokuese është konsideruar fakti, që një avokat britanik i cili punonte në gjykatat e larta të vendit, është kapur nga policia duke shpërndarë drogë të klasit të parë të një grupi trafikantësh shqiptarë.

Omar Khan, 31-vjeçar, i cili punonte si “barrister” (avokat i Gjykatës së Lartë) në studion e njohur të avokatisë “The Johnson Partnership”, e që pritej të hapte firmën e tij private të avokatisë në veri të Anglisë, është kapur nga policë civilë duke shpërndarë drogën e grupit shqiptar, që operonte në qytetin e Nottinghamit.

Një sasi prej 1.3 kilogramë kokainë e cilësisë së lartë është kapur në shtëpinë e avokatit, i cili bashkëpunonte ngushtë me trafikantët shqiptarë. Ndërkohë, grupi shqiptar operonte një linjë telefonike për shpëndarjen e kokainës, e cila pasi ishte kontaktuar nga dedektivët britanikë, i vunë dedektivët e hequr si klientë në kontakt me mikun e njërit prej shqiptarëve, pikërisht avokatin Khan, të cilët e arrestuan avokatin në flagrancë duke u shpërndarë policëve kokainë.

Në procesin e zhvilluar në Gjykatën e Nottinghamit u tha se, shqiptarët dhe avokati britanik ishin përfshirë në një konspiracion të madh për furnizimin e drogës.

Omar Khan, avokat që punon në gjykatat e larta të vendit, u dënua me 40 muaj burg, ndërsa shqiptarët me nga 4 vite dhe 7 vite e gjysmë.

Duke shqiptuar dënimin, gjykatësi Michael Stoke tha se, “Policia kishte bërë një punë të mrekullueshme në këtë rast, duke mbikëqyrur dhe pritur rifurnizimin e dytë me drogë dhe, pas bastisjes, polica gjeti 1.3 kilogramë kokainë me një pastërti prej 88 për qind.

Gjykatësi i tha avokatit Khan, i cili kishte humbur punën dhe karrierën e tij në drejtësi, se rasti i tij ishte një tragjedi e vërtetë.

Grupet shqiptare të drogës në Britani janë përgjithësisht mjaft të sofistikuar në aktivitetet e tyre kriminale, por përfshirja e një avokati anglez në shpërndarjen e drogës së tyre krijon një precedent të ri./ Top Channel

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit