0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Tornado shkatërruese godet Çekinë, qindra të plagosur dhe të zhdukur nën rrënoja

Më të lexuarat

Një tornado shkatërruese ka bgoditur Republikën Çeke. Të paktën 150 njerëz u plagosën pasi tornado e fuqishme përfshiu të enjten disa fshatra në juglindje të vendit.

Stuhia shkatërroi çatitë e disa ndërtesave në qytetet Brecllav dhe Hodonin, ndërsa shkuli pemë dhe përmbysi makina.

“Është një ferr i gjallë”, tha guvernatori rajonal i Moravisë Jugore, Jan Grolich, pasi vizitoi zonën.

Ekipet vendase të shpëtimit, bashkë me përforcime nga Austria dhe Sllovakia, janë duke ndihmuar të prekurit.

“Ne e vlerësojmë numrin e personave të plagosur në 100-150, duke filluar nga fëmijët te qytetarët e moshuar,” tha zëdhënësi çek i shpëtimit Michaela Bothova.

Një zëdhënëse lokale e shërbimeve të urgjencës, Hedvika Kropackova, tha se ka viktima dhe se disa njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja.

Ministri i Brendshëm çek, Jan Hamacek, tha se situata është shumë serioze. Pasi vizitoi rajonin e goditur, ai shpalli gjendje të jashtëzakonshme. Tornadoja shkaktoi edhe ndërprerje të mëdha të trafikut dhe la mbi 100,000 shtëpi pa energji elektrike gjatë natës. g.v/abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit