-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Tomiq: Refugjatët nuk do të ngelin as në Maqedoni as në Serbi

Më të lexuarat

Ambasadorja serbe në Maqedoni, Dushanka Divjak Tomiq në një intervistë për REL, theksoi se beson se refugjatët nuk do të qëndrojnë gjatë as në Maqedoni dhe as në Serbi, pasi që destinacioni i tyre i fundit nuk është as Serbia e as Maqedonia, transmeton zhurnal.mk

A ekziston rrezik që refugjatët të qëndrojnë të robëruar në rajon, sidomos në Maqedoni dhe Serbi, për shkak të kufizimit të lëvizjes së tyre?
“Ajo që është e sigurt se masat që po i ndërmerr Hungaria dhe Kroacia gjithsesi nuk do ta pengojnë rrjedhën e refugjatëve, pasi që ato do ta kërkojnë rrugën deri te destinacionet e tyre atje ku mund ta gjejnë.
Sigurisht është e pritshme se më gjatë do të qëndrojnë në territorin e Republikës së Serbisë. Deri më tani ato me të vërtet vetëm po tranzistojnë edhe aq kohë sa i duhej për regjistrim aq kohë kalonin në Serbi.
Kapacitetet tona kanë qenë të plotësuara. Megjithatë, ne nuk presim se ato përgjithmonë do të qëndrojnë në Serbi, pasi që, ashtu si përmenda, destinacioni i tyre nuk është Serbia, por destinacioni i tyre përfundimtar dhe dëshira është që të shkojnë në vendet e zhvilluara të Evropës Perëndimore, këtu është para së gjithash Austria dhe Gjermania si dhe vendet skandinave”, theksoi ambasadorja Dushanka Divjak Tomiq,
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit