9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Toleranca: rrënjët dhe frytet -Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Nëse dëshirojmë të kemi pasqyrë të qartë rreth tolerancës duhet të hulumtojmë rrënjët e kësaj tolerance. Në fenë Islame ato janë të shumta dhe këto rrënjë i japin edhe frytet të cilat do ti shohim më vonë.

Nëse i referohem Kuranit Fisnik do të shohim se është përplot me citate, ajete, ku del në shesh mëshira, cilësi e cila është baza nga e cila një njeri bëhet tolerant.

Kurani Fisnik aq shumë ka përmendur mëshirën, faljen, përdëllesën, durimin, dhe vetitë e ngjashme më shumë se nëntëqind herë.

Në këtë drejtim janë përmend këto veti edhe si cilësi të Allahut, apo Pejgamberit, apo Kuranit, si thirrje indirekte për tu pajisë me to.

1. Rrënjët e tolerancës në fenë Islame

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

هُوَ الرَّحْمَنُ الرَّحِيمُ [الحشر: 22]

“Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi!”. (El-Hashër: 22).

إِنَّ اللّهَ بِالنَّاسِ لَرَؤُوفٌ رَّحِيمٌ [البقرة :143]

“… S’ka dyshim se All-llahu është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve”. (El-Bekare: 143).

كَتَبَ رَبُّكُمْ عَلَى نَفْسِهِ الرَّحْمَةَ [الأنعام:54]

“…Zoti juaj ia ngjeshi vetes mëshirën. Kush bën prej jush ndonjë të keqe pa dije, e mandej pas asaj (të keqe) pendohet dhe përmirësohet, s’ka dyshim se All-llahu është që falë shumë dhe është Mëshirues”. (El-Enam: 54).

قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِن رَّحْمَةِ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ [الزمر:53]

“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Ez-Zumer: 53).

فَقَدْ جَاءكُم بَيِّنَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ [الأنعام:157]

“… Juve ju erdhi nga Zoti juaj argumenti (Kur’ani), ju erdhi udhëzimi, mëshira”. (El-Enam: 157).

وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا رَحْمَةً لِّلْعَالَمِينَ [الأنبياء:107]

“E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat”. (El-Enbija: 107).

وَلاَ تَزَالُ تَطَّلِعُ عَلَىَ خَآئِنَةٍ مِّنْهُمْ إِلاَّ قَلِيلاً مِّنْهُمُ فَاعْفُ عَنْهُمْ وَاصْفَحْ إِنَّ اللّهَ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ [المائدة: 13]

“… Ti vazhdimisht do të vëresh tradhtinë e një pjese të tyre, përpos një pakice nga ata. Pra falju dhe hiqu tyre. All-llahu i do ata që bëjnë mirë”. (El-Maide: 13).

وَإِن تَعْفُوا وَتَصْفَحُوا وَتَغْفِرُوا فَإِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ [التغابن:14]

“… e nëse nuk merrni masa, nuk ua vini veshin dhe i falni, ta dini se edhe All-llahu është mëkatfalës, mëshirues”. (Et-Tegabun: 14).

وَجَزَاء سَيِّئَةٍ سَيِّئَةٌ مِّثْلُهَا فَمَنْ عَفَا وَأَصْلَحَ فَأَجْرُهُ عَلَى اللَّهِ إِنَّهُ لَا يُحِبُّ الظَّالِمِينَ [الشورى:40]

“Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët”. (Esh-Shura: 40).

فَاصْفَحْ عَنْهُمْ وَقُلْ سَلَامٌ [الزخرف:89]

“Hiqju tyre pra, dhe thuaj: “Qofshi braktisur, e më vonë do ta kuptojnë!” (Ez-Zuhruf: 89).

وَالْكَاظِمِينَ الْغَيْظَ وَالْعَافِينَ عَنِ النَّاسِ وَاللّهُ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ [آل عمران:134]

“Të cilët japin kur janë lirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit”. (Ali Imran: 134).

قُل لِّلَّذِينَ آمَنُوا يَغْفِرُوا لِلَّذِينَ لا يَرْجُون أَيَّامَ اللَّهِ [الجاثية:14]

“Thuaju atyre që besuan: Le t’ua falin atyre që nuk presin ndëshkimet e Allahut (pse nuk besojnë), ashtu që Ai vetë ta dënojë një popull për shkak të veprave që bëjnë”. (El-Xhathije: 14).

وَلَمَن صَبَرَ وَغَفَرَ إِنَّ ذَلِكَ لَمِنْ عَزْمِ الْأُمُورِ [الشورى: 43]

“Kush bën durim dhe fal, s’ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm)”. (Esh-Shura: 43).

وَلَتَسْمَعُنَّ مِنَ الَّذِينَ أُوتُواْ الْكِتَابَ مِن قَبْلِكُمْ وَمِنَ الَّذِينَ أَشْرَكُواْ أَذًى كَثِيرًا وَإِن تَصْبِرُواْ وَتَتَّقُواْ فَإِنَّ ذَلِكَ مِنْ عَزْمِ الأُمُورِ [آل عمران:186]

“Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në vetën tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është libri para jush, e edhe prej idhujtarëve, po në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare”. (Ali Imran: 186).

وَلَنَصْبِرَنَّ عَلَى مَا آذَيْتُمُونَا [إبراهيم:12]

“… Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do t’i përballojmë mundimet që na bëni, e vetëm All-llahut le t’i mbështeten vazhdimisht ata që gjithnjë iu mbështeten”. (Ibrahim: 12).

وَاصْبِرْ عَلَى مَا يَقُولُونَ وَاهْجُرْهُمْ هَجْرًا جَمِيلًا [المزمل:10]

“Dhe ki durim ndaj asaj që të thonë dhe largohu atyre i matur”. (El-Muzemil: 10).

ثُمَّ كَانَ مِنَ الَّذِينَ آمَنُوا وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ وَتَوَاصَوْا بِالْمَرْحَمَةِ [البلد: 17].

“E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshilluan për mëshirë (për ndihmë)”. (El-Beled: 17).

2. Pyetje?!

a. Pas këtyre citateve, që në këtë rast në shërbejnë vetëm si mostër, secili njeri mund të parashtrojë pyetjen: a ka ndonjë libër feje ose ndonjë libër edukate, e cilësdo kulturë qoftë që i jep kaq hapësirë nocioneve të lartpërmendura siç u jep Kurani?!

b. A ka kulturë tjetër veç asaj Islame që i ka dhënë kaq kujdes të madhe edukimit në tolerancë siç i ka dhënë feja Islame?!

3. Hadithet që flasin për tolerancën

Kjo që përmendëm deri më tash ishin ajete Kuranore e nëse dëshirojmë t’i përmbledhim hadithet që na edukojnë në tolerancë ndaj tjerëve ato do të bëhen aq shumë saqë nuk mund ti përthekojnë vëllimet e shumta.

E të mos flasim për shkrimet e shumta të shkencëtarëve mysliman që kanë shkruar libra të shumta në lidhje me këtë temë!

4. Toleranca në fenë Islame nuk d.m.th përulje dhe nënshtrim ndaj zullumit dhe padrejtësisë.

Këtë baraspeshë mes tolerancës dhe reagimit ndaj zullumit na e tregon shumë nukur ajeti Kuranor nga sureja Esh-Shura ku përshkruhen njerëzit e devotshëm:

“وَالَّذِينَ إِذَا أَصَابَهُمُ الْبَغْيُ هُمْ يَنتَصِرُونَ * وَجَزَاء سَيِّئَةٍ سَيِّئَةٌ مِّثْلُهَا فَمَنْ عَفَا وَأَصْلَحَ فَأَجْرُهُ عَلَى اللَّهِ إِنَّهُ لَا يُحِبُّ الظَّالِمِينَ * وَلَمَنِ انتَصَرَ بَعْدَ ظُلْمِهِ فَأُوْلَئِكَ مَا عَلَيْهِم مِّن سَبِيلٍ * إِنَّمَا السَّبِيلُ عَلَى الَّذِينَ يَظْلِمُونَ النَّاسَ وَيَبْغُونَ فِي الْأَرْضِ بِغَيْرِ الْحَقِّ أُوْلَئِكَ لَهُم عَذَابٌ أَلِيمٌ * وَلَمَن صَبَرَ وَغَفَرَ إِنَّ ذَلِكَ لَمِنْ عَزْمِ الْأُمُورِ [الشورى:39-43].

“Edhe ata që kur i godet e padrejta, i kundërvihen.

– Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët.

– E kush hakmerret për padrejtësitë që i janë bërë, ndaj të tillëve nuk ka ndonjë përgjegjësi.

– Përgjegjësia (ndëshkimi) është vetëm kundër atyre që u bëjnë njerëzve padrejtë dhe kundër atyre që pa farë arsye bëjnë çrregullime në tokë. Për të tillët është një dënim i dhembshëm.

– Kush bën durim dhe fal, s’ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm)”. (Esh-Shura: 39- 43).

5. Tolerancë nuk d.m.th barazimi në sjellje ndaj keqbërësit dhe bamirësit.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

“وَمَا يَسْتَوِي الْأَعْمَى وَالْبَصِيرُ * وَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَلَا الْمُسِيءُ [غافر:58]

“Nuk është i barabartë i verbëri dhe ai që sheh, e as ata që besuan dhe bënë vepra të mira nuk janë të barabartë me të këqijtë, por pak jeni duke marrë mësim”. (Gafir: 58).

قُلْنَا يَا ذَا الْقَرْنَيْنِ إِمَّا أَن تُعَذِّبَ وَإِمَّا أَن تَتَّخِذَ فِيهِمْ حُسْنًا • قَالَ أَمَّا مَن ظَلَمَ فَسَوْفَ نُعَذِّبُهُ ثُمَّ يُرَدُّ إِلَى رَبِّهِ فَيُعَذِّبُهُ عَذَابًا نُّكْرًا • وَأَمَّا مَنْ آمَنَ وَعَمِلَ صَالِحًا فَلَهُ جَزَاء الْحُسْنَى وَسَنَقُولُ لَهُ مِنْ أَمْرِنَا يُسْرًا [الكهف: 86-88].

“Deri kur arriti në vend perëndimin e diellit, e gjeti se po perëndon në njëfarë burimi me lym të zi dhe aty e gjeti një popull. E Ne i thamë: “O Dhulkarnejn, ose do t’i dënosh, ose do t’i marrish me të mirë e t’i udhëzosh!” Ai (Dhulkarnejni) tha: “Ai që vazhdon edhe më tej të jetë zullumqar, atë do ta dënojmë, pastaj i kthehet Zotit të vet e Ai e dënon atë me një dënim të tmerrshëm”. Sa i përket atij që besoi dhe bëri vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë (xhenneti) dhe atij nga ana Jonë do t’i bëjmë lehtësi (në jetë)”. (El-Kehf: 86- 88).

Allahu, subhanehu ve teala, e cilësoi Veten duke thënë:

“تَنزِيلُ الْكِتَابِ مِنَ اللَّهِ الْعَزِيزِ الْعَلِيمِ * غَافِرِ الذَّنبِ وَقَابِلِ التَّوْبِ شَدِيدِ الْعِقَابِ ذِي الطَّوْلِ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ إِلَيْهِ الْمَصِيرُ [غافر:2-3]

“Kjo shpallja e librit është prej Allahut, fuqiplotit, gjithëdijshmit. I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, dhe që është ndëshkues i ashpër, por edhe bamirës. Nuk ka zot tjetër përveç Atij. Te Ai është e ardhmja e çdokujt”. (Gafir: 2-3).

إِنَّ رَبَّكَ سَرِيعُ الْعِقَابِ وَإِنَّهُ لَغَفُورٌ رَّحِيمٌ [الأنعام: 165].

“… All-llahu është ndëshkues i shpejtë, është që falë e Mëshirues”. (El-Enam: 165).

Kurse besimtarët e devotshëm i ka përshkruar duke thënë:

فَسَوْفَ يَأْتِي اللّهُ بِقَوْمٍ يُحِبُّهُمْ وَيُحِبُّونَهُ أَذِلَّةٍ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ أَعِزَّةٍ عَلَى الْكَافِرِينَ [المائدة: 54].

“… s’ka dyshim se Allahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, …”. (El-Maide: 54).

Kurani Fisnik nëse në njërën anë i rendit ajetet që inkurajojnë dhe premtojnë në anën tjetër i rendit ajetet që frikësojnë dhe kërcënojnë.

6. Toleranca dhe drejtësia

Tolerancë nga këndvështrimi i fesë Islame nuk d.m.th të qenit i padrejtë.

Këtë gjë shumë bukur e ka kuptuar orientalistja italiane Lura Vecia Vaglieri, e cila kur e përshkruan Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mes tjerash thotë:

“Te figura e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, janë shkrirë toleranca dhe drejtësia, dy vetitë më fisnike të njeriut. Shumë të lehtë e kemi të sjellim shembuj të shumtë nga jetëpërshkrimi i Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem”. (Shiko: “An Interpretation of Islam”, fq. 28).

Duhet patë të qartë se çdo herë që toleranca dhe mos ballafaqimi i agresionit me agresion të ngjashëm nuk do ta konfirmon padrejtësinë ose t’i ndihmon bërjes padrejtësi tjerëve, apo mos intervenim për ta mbrojt fenë, myslimanët, popullit dhe vatanin, është e kërkuar dhe e inkurajuar:

“لَئِن بَسَطتَ إِلَيَّ يَدَكَ لِتَقْتُلَنِي مَا أَنَاْ بِبَاسِطٍ يَدِيَ إِلَيْكَ لَأَقْتُلَكَ إِنِّي أَخَافُ اللّهَ رَبَّ الْعَالَمِينَ” [المائدة: 28].

“Dhe, nëse ti e zgjatë te unë dorën tënde për të më mbytur, unë nuk e zgjas te ti dorën time për të të mbytur; unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave!” (Maide: 28).

* * *

7. Rezyme:

Toleranca në kuptimin e mos agresivitetit është vlerë absolute dhe detyrë e secilit mysliman sepse d.m.th drejtësi, kurse drejtësia kërkohet nga secili, ndaj secilit dhe në çdo rast.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

“كُونُواْ قَوَّامِينَ لِلّهِ شُهَدَاء بِالْقِسْطِ وَلاَ يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَآنُ قَوْمٍ عَلَى أَلاَّ تَعْدِلُواْ [المائدة: 8]

“O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini dro Allahun se Allahu di hollësisht për atë që veproni”. (El-Maide: 8).

Toleranca në kuptimin e bamirësisë dhe ballafaqimit të së keqes me të mirë është gjë e kërkuar dhe inkurajuar, nëse nuk shkakton ndihmesë padrejtësisë ose tradhti ndaj atij që i është bërë padrejtësi, ose thyerje e parimit “krenaria i takon Allahut, Pejgamberit dhe besimtarëve”.

Definicioni i Unesko-së në lidhje me tolerancën është i përafërt me botëkuptimin islam për tolerancën. Unesko thotë: mendimi se toleranca nuk d.m.th tolerim të padrejtësisë shoqërore ose koncesion në besime, ose ndaj disa besimeve, pajtohet tërësisht me respektimin e të drejtave të njeriut. Kjo d.m.th që njeriu të ketë të drejtë të beson çfarë të dojë dhe të pranon lirinë e tjetrit për të besuar çfarë të dojë. D.m.th pranimi i faktit se njerëzit për nga natyra dallojnë në pamjen, gjendjen, gjuhën, sjelljen dhe vlerat e tyre. Ata kanë të drejtë që të jetojnë në paqë dhe të jenë ashtu si janë. Toleranca d.m.th pranimi se besimet e veta nuk duhet t’i imponohen tjetrit”.

8. Toleranca në fenë Islame ka qenë shumë e qartë për të gjithë hulumtuesit e paanshëm të perëndimit.

a. De Lacy O’Leary thotë:

“Historia na e ka bërë shumë të qartë se legjenda se Islami është përhapur me shpatë anembanë botës është prej legjendave më të ultë, të cilën fatkeqësisht historianët perëndimor e kanë përsëritur vazhdimisht”. (Arabic thought and its palce in History, fq. 8)

b. Trittoni thotë:

“Fotoja e myslimanëve luftëtarë të cilët në një dorë kanë shpatën dhe në tjetrën kanë Kuranin është një foto shumë falso”. (A.S. Triton, Islam, fq. 21).

c. Leonardo thotë:

“E gjej veten të detyruar të konfirmoj se Muhammedi e refuzon dhe nuk e pranon dhunën në fe”. (A.G. Leonard, Islam, fq. 72).

d. Gustaf Leboni thotë:

“Rruga të cilën duheshe ta ndjekin kalifët ishte e qartë. Ata kishin kuptuar se nuk duhet të detyrojnë me forcë njerëzit të braktisin fenë e tyre… dhe në çdo vend publikuan se i respektojnë besimet e popujve, doket dhe zakonet e tyre”. (Gustav Lebon, Civilizimi arab, fq. 134).

e. M.N. Roy thotë:

“Prapavija historike e Islamit dhe rrethanat shoqërore në të cilin është zhvilluar e kanë ngjyrosur me ngjyrë të tolerancës, që ia bën të qartë edhe syrit që nuk sheh se nuk përputhet me shpirtin fanatik që ne zakonisht e ndërlidhim me islamin, madje vetëm fjala la ilahe il-lallah krijon tolerancën”. (Historical role of Islam, fq. 40-41).

f. Orientalistja italiane LAURA VECCIA VAGLIERI thotë:

“Nuk është hiperbolizim nëse me ngulmë insistojmë se Islami jo vetëm që ka thirrë në tolerancë fetare por e ka bërë pjesë të ligjeve që zbatohen vazhdimisht”. (An Interpretation of Islam”, fq. 26).

g. Shkrimtari i njohur Britanez H.G. Wells thotë:

“Ajo që tërhoqi zemrat e shumicës së njerëzve kur erdhi Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me fenë Islame ishte ideja e Hyjit, Allahut, d.m.th me perceptimin e natyrshëm në të cilën i ka krijuar E vërteta njerëzit, dhe me pranimin e tyre të sinqertë të Islamit dhe metodës së tij, në një kohë kur bota ishte e mbushur me mosbindje, trillime dhe ndarje të egra, para tyre u hap një derë e gjerë e vëllazërisë së madhe njerëzore dhe të zhvilluar, saqë edhe në firdeus, shenjtorët, priftërit dhe mbretërit nuk e zënë vendin më të lartë por edhe aty realizohet barazia mes ithtarëve të një feje, pa simbole mistike, apo rituale të errëta, apo veprime priftërore. Muhammedi e solli këtë sistem të vlerave morale te zemrat e njerëzimit. Islami krijoi një shoqëri të çliruar nga dhuna dhe shtypja shoqërore të panjohur më parë në shoqëritë e atëhershme”.

Ai gjithashtu thotë:

“Islami u përhap dhe dominoi sepse i dha njerëzimit sistemin më të mirë politik dhe shoqëror të cilin mund tia jepte koha. Sistem i cili paraqet idenë politike më të gjerë, më të pastër dhe më të filtruar të mundshme, i cili gjer më tani realizohet në rruzullin tokësor”. (Outline of Histori, fq. 211 dhe 271- 272).

Kurse në librin tjetër, “Historia e botës- version i shkurtuar” thotë:

“Elementi i tretë i forcës së Islamit qëndron në insistimin në vëllazërinë dhe barazinë e plotë para Zotit mes të gjithë besimtarëve pa marrë parasysh dallimin e ngjyrave apo qendrave të tyre ligjore apo shoqërore”. (Short histori of the World, fq. 146).

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit