Krim brenda familjes në Elbasan. Djali ka mbytur me duart nënën e tij në rrethana ende të paqarta.
Policia e Elbasanit bën me dije se rreth orës 07:10 në lagjen “Çlirimi” shtetasi 30 vjeçar A. Z. dyshohet ta ketë mbytur me duar nënën e tij 67 vjeçe.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe e ka bërë shoqërimin e tij në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore, shkruan Panorama.