-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Tjetër “pajtim i madh” në botën arabe

Më të lexuarat

Shuarja kohë pas kohë e krizës së Gjirit të 2017-ës

Katari dhe Bahreini zgjidhin një mosmarrëveshje shumëvjeçare dhe rivendosin marrëdhëniet diplomatike.

Delegacionet nga të dy vendet u takuan të mërkurën në selinë e Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) në kryeqytetin saudit Riad, njoftuan ministritë e jashtme të vendeve në deklarata të veçanta.

Të dyja palët u takuan për të “forcuar unitetin e Gjirit dhe integrimin sipas Kartës së GCC”, tha në një deklaratë Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, Ahmed bin Hassan al-Hammadi u takua me nënsekretarin për çështjet politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bahreinit, Sheikh Abdullah bin Ahmed Al Khalifa, për të diskutuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes që ka vazhduar që nga viti 2017.

Atë vit, Bahreini, së bashku me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjiptin, vendosën një bllokadë diplomatike ndaj Katarit, për shkak të pretendimeve se ai është shumë afër Iranit dhe se mbështet grupet e vijës së ashpër, gjë që Doha gjithmonë i ka mohuar me vendosmëri këto akuzat.

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve rajonale

Në janar, Princi i Kurorës i Bahreinit dhe Emiri i Katarit folën në telefon për dallimet e tyre të opinioneve, të cilat lanë të kuptohet për një shkrirje të marrëdhënieve.

Katër vende arabe ndaluan avionët dhe anijet e Katarit të përdorin hapësirën ajrore dhe ujërat e tyre dhe ndërprenë lidhjet tregtare.

Në vitin 2021, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti i rinovuan këto lidhje, megjithëse Emiratet dhe Katari nuk kanë hapur ende ambasadat e tyre.

Mosmarrëveshja e Bahreinit me Katarin është përqendruar kryesisht në marrëdhëniet e tij me Iranin dhe çështjet përgjatë kufirit të tyre detar.

Marrëdhëniet e rinovuara vijnë në mes të një numri përpjekjesh të tjera për të zgjidhur mosmarrëveshjet rajonale, duke përfshirë atë midis Iranit dhe Arabisë Saudite. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit