5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024


Tjetër det me naftë në Arabinë Saudite

Më të lexuarat

Zbulimet e reja të Aramcos në nëntokën e pasur

Autoritetet e Arabisë Saudite kanë njoftuar se kanë zbuluar depozita të reja të pasura me naftë dhe gaz natyror në lindje të shtetit të Gjirit, transmeton Anadolu Agency, duke iu referuar mediave saudite.

Ministri saudit i Energjisë, Princi Abdulaziz bin Salman tha se kompania shtetërore e naftës Aramco është përgjegjëse për zbulimin e rezervave të reja të naftës dhe gazit, shkruan agjencia e lajmeve SPA.

“Aramco zbuloi dy fusha të pazakonta nafte, një fushë nafte të lehtë arabe, dy fusha gazi natyror dhe dy rezervuarë gazi natyror në Provincën Lindore dhe Rub’al Khali,” tha ministri.

Lideri i OPEC-ut

Arabia Saudite është eksportuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar dhe udhëheqësi i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).

Prodhimi i naftës në Aramco arriti në 500,000 fuçi në ditë në vitin 1949, dhe kompania aktualisht prodhon rreth nëntë milionë fuçi në ditë, duke e bërë atë një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit