Egjipti i lashtë ka qënë një ndër qytetërimet më të mëdha botërore e cila ka zgjatur për shumë shekuj. Sunduesit e tyrë kanë qënë nga më të ndryshmit. Ne e kemi të qartë situatën e Musait alejhi selam (Moisiut) dhe faraonit. Por Musai alejhi sealm nuk ishte i vemti profet qe jetoni në tokat e Egjiptit gjatë historisë së lashtë të vendit. Profeti Jusuf ( Jozef) jetoi në Egjipt shumë kohë para se të vinte Musai.Kur bëhemi pjesë e leximit të historisë së Musait alejhi selam dhe jusufit alejhi selam hasim një lloj paralelizmi. Kur i adresohemi sunduesit të Egjiptit në kohën e Jusufit, gjejmë të përdoru në Kur’an epitetin “ melik” (mbret) Thotë Sunduesi i Gjjithësisë në Kur’anin famëlartë: “ Mbreti tha: “ Sillmani Jusufin, që ta bëj prej njerëzve të afërt me mua!” ( Kur ia sollën) dhe bisedoi me të tha: “ Tani ti ke një pozitë të lartë te ne dhe je i besueshëm.” ( Jusuf 54)
Citojmë një ajet tjetër Kur’anor dhe vërejmë se në kohën e Musait alejhi selam sunduesi nuk quhet më mbret por “Fir’aun” ( Faraon): “ Ne i dhamë Musait nëntë mrekulli të qarta. Pyeti ( o Muhammed) bijte e Israilit ( për Musain) kur u erdhi atyre mirëpo faraoni i tha atij: “ O musa, unë mendoj se ti je i magjepsur!” ( El Isra 101)
Ngjarjet historike të evidentuara sot na tregojnë shkakun e emërtimit të ndryshëm të këtyre sunduesve. Fjala “faraon” në të vërtetë ishte emri i pallatit mbretëror në Egjiptin e hershëm. Sunduesit e dinastisë së vjetër nuk e përdornin këtë emër. Fjala faron, si një titull sunduesi, nuk u përdor deri në periudhën e “ Mbretërisë së Re” të historisë së Egjiptit. Kjo periudhe filloi me dinastinë e tetëmbëdhjetë ( 1539-1292 p.e.s) dhe që prej dinastisë së njëzetë (945-730 p.e.s) fjala faron përdorej si titull nderi. Me pak fjalë, mrekullia e Kur’anit demonstrohet edhe një herë: Jusufi alejhi selam jetoi në kohën e Mbretërisë së Vjetër dhe atëherë përdorej fjala “ melik (mbret)” për sunduesit egjiptiane dhe jo “ faraon” Por Musai alejhi selam jetoi në periudhën e Mbretërisë së Re, kur sunduesit e Egjiptit quheshin “faraonë” Nuk ka dyshim se dallimi i tillë mund të bëhej vetëm na dikush që e njihte mirë historinë e Egjiptit. Por historia e egjiptit të Lashtë u harrua krejtësisht që prej shek IV. Kjo ishte një ndër arsyet që hieroglifet (shkrimet e lashta) nuk mundet të kuptoheshin më dhe ky fakt nuk mund të zbulohej para shek XIX. Në kohën kur u shpall Kur’ani famëlartë nuk kishte njohuri rreth historisë së Egjiptit të Lashtë. Ky argument është një tjetër fakt që Kur’ani famëlartë është fjala e Krijuesit të Gjithësisë.