3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Tiranë: Pranga presidentit të Kastriotit; dhunoi gazetarin e Telesport

Më të lexuarat

Agjentë të policisë së Tiranës kanë arrestuar në orët e fundit presidentin e ekipit të Kastriotit, Alban Vogli, njofton TCH.

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se arrestimi i Alban Voglit është bërë për shkak të dhunimit të një gazetari.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku Vogli ka tentuar të marrë me forcë në mjetin e tij gazetarin sportiv Eduard Ilnica, që punon pranë televizionit Telesport.

Burimet shtojnë se materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë, për akuzat “heqje të lirisë” dhe “ushtrim dhune për shkak të detyrës”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23 të së hënës, në zonën e Zogut të Zi në kryeqytet.

Gazetari Ilnica është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit të Traumës, ku i është dhënë ndihma e parë. Burime spitalore bëjnë me dije se ai ka pësuar fraktura dhe hematoma nga goditjet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit