0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Tiranë, operacioni ‘Elizea’, kapen 9 kg hashash, 2 në pranga

Më të lexuarat

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar ‘Elizea’, në kuadër të të cilit është sekuestruar një sasi prej 9 kg lëndë narkotike e llojit kanbabis sativa dhe janë vënë në pranga 2 persona.

“Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe si rezultat i një pune gjurmuese, gjatë mbrëmjes së sotme arritën të dokumentojë veprimtarinë e paligjshme të dy shtetasve, të cilët e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal në fushën e narkotikëve në qytetin e Tiranës.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë në zonën e Tiranës së Re, dy shtetasit: Albert Alimema, 51 vjeç, banues në Tiranë dhe Orland Tenaj, 35 vjeç, banues në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 9 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa, një automjet i tipit “Volkswagen”, me targa “AA 857 FP”, 4 telefona celular”, bën me dije policia e kryeqytetit. Vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të dy shtetasve të arrestuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit