-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Tiranë: 26-vjeçari gëlltit qeset me heroinë për t’i shpëtuar policisë

Më të lexuarat

Policia e Tiranës kishte marrë informacion për aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike nga një i ri në zonën e Yzberishtit.

Uniformat blu organizuan punën dhe u nisën drejt vendngjarjes për të kapur në flagrancë të dyshuarin që shpërndante heroinë.

Por sapo 26-vjeçari me iniciale O.K. vuri re patrullat policore, gëlltiti disa qese ambalazhi me heroinë me synim për të fshehur provat.

Policia kontrolloi edhe banesën e 26-vjeçarit, ku ju gjetën 12 tableta të dyshuara metadon dhe një dorezë metalike grushti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit