0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Tirana tronditet nga shpërthimet terroriste me eksploziv

Më të lexuarat

Në orët e para të mëngjesit të sotëm kryeqyteti shqiptar është tronditur nga dy shpërthime të ndryshme, policia vazhdon hetimet.

 

Pas shpërthimeve të ndodhura në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia gjeti edhe dy kallëpe tritoli të lidhura me tel pranë një stacioni autobusi.

Tritoli u gjet në rrugën “Muhamed Gjollesha” në stacionin e autobusit, ku kalon linja e Unazës së Tiranës. Sasia e tritolit ishte e mbështjellë me gazetë dhe me dy tela të nxjerrë në pjesën e jashtme ndërsa dyshohej se ishin planifikuar për të shpërthyer me telekomandim.

Në këto kushte policia bëri shpërthim të kontrolluar për të shmangur pasoja fatale në njerëz, të cilët udhëtojnë me linjat e autobusëve të kryeqytetit.

Lidhur më shpërthimet e ndodhura në kryeqytet, policia ka nisur hetimet për të gjetur autorët dhe për të parë nëse mund të jenë të lidhura me njëra-tjetrën.

Burime të policisë bënë të ditur se shpërthimi i parë ka ndodhur në një farmaci në rrugën “Kongresi i Manastirit”, e cila është në pronësi të Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahir.

Tirana tronditet nga shpërthimet me eksploziv

Nga shpërthimi në farmacinë që ndodhet pranë spitalit 5 në QSUT, janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ka nisur punën në vendin e ngjarjes për të përcaktuar llojin dhe sasinë e eksplozivit të vendosur, ndërsa pritet të verifikohen nëse ka kamera të sigurisë të bizneseve që ndodhen përreth farmacisë.

Ndërkohë rreth së njëjtës orë ka ndodhur një tjetër shpërthim në rrugën “Arben Minga”. Sipas hetimeve të para një sasi eksplozivi është vendosur në shesh pushimin e pallatit të ish-shefit të komisariatit numër 3, Alfred Numani. Sasia e eksplozivit ishte vendosur në katin ku jeton oficeri i policisë, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit