1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Times: “Fantazma” e Kievit që rrëzoi 40 avionë rusë

Më të lexuarat

Lajm i trishtë për një “engjëll mbrojtës”: kush ishte Stepan Tarabalka

Piloti 29-vjeçar Stepan Tarabalka, i njohur edhe si “fantazma” e Kievit që rrëzoi më shumë se 40 avionë rusë, nuk jeton më pasi ra në altarin e detyrës duke pilotuar një MIG-29.

Edhe pse vdekja e tij thuhet se ka ndodhur më 19 mars, vetëm dje forcat ukrainase e konfirmuan lajmin siç raporton Times.

Qytetarët ukrainas duken të shkatërruar nga humbja e pilotit përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, duke shkruar për humbjen e “këtij asi të Forcave Ajrore, i cili sundonte qiejt mbi kryeqytet dhe ishte kthyer në një makth për rusët”, ndërsa i thanë lamtumirën me pikëllim “engjëllit mbrojtës” të tyre, siç e quanin.

Për Ukrainën, ai konsiderohej një hero lufte dhe thuhet se që në ditën e parë të pushtimit ka rrëzuar gjashtë avionë rusë. Më pas rrëzoi dhe 36 të tjerë.

“Në qiell, Stepan nuk do të luftojë më armikun, ai do të presë vetëm fitoren e ukrainasve”, thonë miqtë e tij në Facebook.

Kokorja dhe syzet e tij pritet të shiten në ankand në Londër. 29-vjeçari kishte lindur në një familje të klasës punëtore në fshatin Korolivka në Ukrainën perëndimore.

Ai studioi në Universitetin Kombëtar të Forcave Ajrore në Kharkov, duke lënë pas gruan e tij Olenia dhe djalin tetë-vjeçar Yarik. Nëna e tij, Nahtalia, tha se ai i shikonte MiG-të të fluturonin mbi shtëpitë e tyre dhe gjithmonë ëndërronte të bëhej pilot i forcave ajrore. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit