Xhamia e Et’hem Beut në Tiranë, Xhamia e Ferhadijes në Sarajevë, Xhamia e Nizamit në Podgoricë, Xhamia e Sinan Pashës në Prizren dhe Xhamia e Sulltan Muratit në Shkup janë ndër projektet më të rëndësishme
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) restauroi dhe rindërtoi në Ballkan më shumë se 80 objekte si xhamia, ura, mevlevihane, teqe, tyrbe, shatërvane dhe hamame të periudhës osmane, raporton Anadolu Agency (AA).
Perandoria Osmane, e cila administroi Ballkanin për 550 vjet, solli trashëgiminë kulturore osmane dhe la gjurmë të thella në fushën e politikës, ekonomisë, kulturës dhe fesë.
Sot, xhamitë, medresetë, teqetë, kullat e sahatit, hamamet dhe urat e ndërtuara gjatë periudhës osmane dhe të mbijetuara me shekuj dëshmojnë për udhëheqjen dhe kulturën osmane.
TIKA mbron të gjitha strukturat e trashëgimisë osmane, veçanërisht në Ballkan, Azinë Qendrore, Afrikë, Kaukaz dhe Lindjen e Largët.
Duke punuar me përkushtim për të rikthyer në jetë trashëgiminë osmane dhe xhamitë e dëmtuara në Ballkan, TIKA kryen punën e saj me 11 zyra koordinimi në Ballkan.
Sipas informacionit të përpiluar nga AA me informatat e marra nga TIKA, TIKA deri më tani ka përfunduar restaurimin dhe rinovimin e 40 xhamive në Ballkan.
– Shqipëri
Xhamitë, të cilat përbëjnë një pjesë të rëndësishme të pasurive kulturore në Ballkan, kanë një rëndësi të madhe pasi ato përfaqësojnë lidhjet dhe vlerat e përbashkëta mes popullit të rajonit dhe Türkiye-s si dokumente historike të periudhës osmane.
Në kuadër të kësaj, Xhamia e Et’hem Beut në Tiranë, e cila është një nga 8 xhamitë e mëdha të ndërtuara gjatë periudhës osmane në Tiranë të Shqipërisë dhe u ndërtua nga Mulla Beu dhe djali i tij Et’hem Beu në vitet 1793-94, ajo u restaurua ndërmjet viteve 2018- 2021. Xhamia u rihap në janar të këtij viti me pjesëmarrjen e presidentit të Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan.
Në vitin 2021 përfundoi restaurimi i xhamisë historike të Beqarëve në Tiranë, e cila është në Listën e Trashëgimisë Botërore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).
TIKA realizoi edhe restaurimin e Xhamisë së Pazarit të Gjirokastrës, Xhamisë Hynqar në Berat, Teqes Halveti në Berat, Xhaminë e Kalasë në Fushë-Prezë, Xhaminë e Murat Beut në Krujë, Xhaminë e Nazir Beut në Elbasan, Xhaminë e Iljaz Bej Mirahorit në Korçë dhe Xhaminë e Plumbit në Berat.
– Bosnjë e Hercegovinë
Xhamia e Ferhadijes në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës, u shkatërrua gjatë Luftës së Bosnjës midis viteve 1992-1995 dhe e cila u bë simbol i rezistencës, rindërtimi i xhamisë kishte mbetur e papërfunduar. Rindërtimi i xhamisë, e cila është një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe kulturore të periudhës osmane, u rifillua në vitin 2014 nga TIKA dhe përfundoi në vitin 2016.
Xhamia e Fatih Sulltan Mehmetit (Careva) e njohur si “Xhamia më e vjetër” në Sarajevë, e cila u ndërtua në mesin e shekullit të 15-të nga themeluesi i Sarajevës, Gazi Isa beu i biri i Is’hak beut u restaurua gjithashtu në vitin 2015 dhe u hap me pjesëmarrjen e presidentit Erdoğan.
Ndër projektet e rëndësishme të kryera nga TIKA në BeH si pjesë e punimeve të rinovimit dhe rindërtimit janë: Xhamia Bajazid II në Foça, Xhamia Maglaj Kursunli, Xhamia Gacko Fazlagica, Xhamia Handanije, Xhamia Ulomljenica dhe Xhamia Aytos Sulltan Beyazid Veli.
– Mali i Zi
Xhamia Shemsi Pashës, e ndërtuar në vitin 1620 dhe e vendosur në fshatin Bishevo në Komunën e Rozhajës në rajonin e Sanxhakut të Malit të Zi, është rinvouar shumë herë në të kaluarën. TIKA në vitin 2015 e rindërtoi xhaminë në përputhje me formën e saj origjinale, e cila ishte dëmtuar deri në themelet e saj.
Xhamia e Nizamit, e cila u ndërtua nga Fatih Sulltan Mehmeti në varrezat osmane në qytezën e Tuzit të Podgoricës dhe u shkatërrua pas Luftës së Dytë Botërore, u rindërtua nga TIKA në vitin 2015.
Përveç këtyre, ndër punimet e tjera restauruese të kryera në Mal të Zi, veçohen Xhamia e Osmanagiçit në Podgoricë dhe Xhamia e Husejn Pashës në Plavë.
– Kosovë
Punimet restauruese të Xhamisë Sinan Pasha, një nga monumentet më të rëndësishme historike osmane në Prizren, kanë filluar në vitin 2007 ndërsa në vitin 2011 xhamia është hapur për adhurim.
Në vitin 2010, TIKA përfundoi punimet restauruese në Xhaminë Fatih të Prishtinës, e cila është një nga shembujt më të rëndësishëm dhe më të vlefshëm të veprave klasike arkitekturore dhe islame osmane në Kosovë dhe është ndërtuar nga Fatih Sulltan Mehmet Han në vitet 1460-1461.
Xhamia e Yanova Murat Pashës, Xhamia e Jashar Pashës, Xhamia e Emin Pashës dhe Xhamia e fshatit Sushicë (fshati i Mehmet Akif Ersojit) tërheqin vëmendjen si punë të tjera të rëndësishme restauruese të kryera në Kosovë.
– Maqedoni e Veriut
Xhamia e Sulltan Muratit, e cila është xhamia më e madhe në Shkup, e vendosur në një kodër me pamje nga qendra e qytetit, është ndërtuar nga Sulltan Murati midis viteve 1436-1437. Xhamia dhe anekset e saj u përfunduan nga TIKA në periudhën 2016-2019 pas punimeve të shumta restauruese dhe u hap sërish për adhurim në vitin 2020.
TIKA përfundoi gjithashtu punimet e rinovimit dhe peizazhit të Xhamisë së Is’hak Beut (Allaxhës) në Shkup, e cila u ndërtua nga “Is’hak Beu, djali i Pasha Yiğit, i cili ishte komandant i Shkupit në vitin 1438 dhe ka një vend të rëndësishëm në historinë e Maqedonisë së Veriut, xhamisë dhe arkitekturës osmane dhe e hapi atë për adhurim në vitin 2020.
Restaurimi i Xhamisë Radanya Mahmut Aga, Xhamisë së Mustafa Pashës në Shkup, Xhamisë së Is’hak Çelebiut në Manastir, Xhamisë Husejn Shah në Shkup dhe Xhamia së Mustafa Kebir Çelebiut në Strugë janë ndër projektet e rëndësishme të realizuara nga TIKA në Maqedoninë e Veriut.
Përveç kësaj, restaurimi vazhdon në Xhaminë e Isakça Mahmut Yazıcı në Rumani dhe në Xhaminë e Çarshisë (Sulltan Muratit) në Kosovë.
TIKA vazhdon aktivitetet e saj të bashkëpunimit me vendet përkatëse për të mbrojtur artefaktet që mbajnë trashëgiminë osmane në Ballkan dhe për t’i transferuar ato në të ardhmen.