Galatasaray dhe Cervena Zvezda janë takuar në kuadër të Euro Ligës në një ndeshje basketbolli.
Tifozët e këtyre dy klubeve janë të armiqësuar pas vdekjes së një tifoz serb në Stamboll në vitin 2014.
Pas këtij rasti tifozët e të dyja palëve e kanë të ndaluar të udhëtojnë kur këto dy skuadra takohen mes vet.
Por turqit vazhdojnë t’i ngacmojnë serbët.
Ata kanë postuar një foto me flamuj të Kosovës dhe atë kombëtar shqiptar, ndërsa afër tyre ishte llogo e klubit dhe një mesazh për tifozin e vrarë vite më parë.
‘Pusho në ferr’, është mesazhi i tyre për tifozin e vrarë serb.