-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Ti je i suksesshëm!

Më të lexuarat

Nga: Dr Selman Aude

Ti je i suksesshëm!

Tomas Edison, konsiderohet si shpikësi më i madh në histori, me një numër prej 1093 patenta për shpikje, të cilat mbajnë emrin e tij dhe vetëm në Amerikë. Këtij numri, shtoi ato patenta për shpikjet në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani. Ai punonte 18 orë në ditë dhe thoshte:”Kreativiteti është 99% tek puna. Vetëm 1% është inteligjencë.” Sakaq, e shoqja thoshte se ai nuk ka dashuri.
I kam studiuar biografitë e njerëzve të suksesshëm, si në rangun historik ashtu dhe atë aktual. Si emërues të përbashkët mes tyre, kam gjetur durimin dhe vendosmërinë. Suksesi ka të bëjë me punën dhe mos përgjigjen ndaj mërzisë. Ai ka të  bëjë me vijimësinë dhe përpjekjet e pandërprera. E bukura këtu është se vendosmëria dhe këmbëngulja, është një zakon i cili mund të mësohet dhe të ushtrohet.
Mos kij frikë, se arritja e suksesit nuk është e thënë të arrihet në kurriz të dashurisë, si në rastin e Edisonit. Është e mundur që ti kesh të dyja! Miku im hedh një ide plot zell e pasion, sikur të ishte një ide pa asnjë të metë. Pas një diskutimi, shoh që zelli i tij pëson reduktim dhe fillon ta rishikojë idenë nga e para. Kontrolli dhe maturia në përballjen me realitetin, me opsionet, shqyrtimin e idesë, rishikimin e saj, eksperimentin dhe diskutimin…
Një person normal, proceson nga 50 deri 60 mijë ide në ditë, një mesatare prej një ideje të re në çdo sekondë, gjatë 16 orëve të gjendjes zgjuar. Cilat prej tyre do i marrësh dhe cilat do i lësh?
Një grup diskutojnë dhe debatojnë sikur secili prej tyre të kishte ardhur nga një planet i ndryshëm nga tjetri. Hapësira miqësore që i bashkon duket inekzistente. Studenti kalon 55% të kohës së tij duke dëgjuar, e megjithatë, të dëgjuarit është metoda nga e cila mëson më pak në shkollë. Ajo që kërkohet është të dëgjuarit kritik dhe të menduarit e kontrolluar, jo diktimi dhe tundja e kokave.
Të dëgjuarit me vëmendje është fillimi i urtësisë, që do të thotë: Aftësi e dëgjuesit për të analizuar konceptet e përmendura tek fjalët e të tjerëve, fitimin e simpatisë së tyre, lehtësimin e emocioneve të tyre dhe sinjalizimin se janë njerëz të rëndësishëm.
Së fundmi, zbuloi se rrugët që të çonin për në qytetin e tij ishin të shumta, disa më të shkurtra, disa më të bukura dhe disa të tjera më të sigurta. Ajo që nuk zbuloi dot, ishte se ai akoma nuk e di se ekzistojnë edhe rrugë të tjera. Të menduarit fleksibël, është ndër zakonet më të vështira për trurin, sepse fleksibilitet do të thotë që ti trajtosh qëndrimet me një metodë të ndryshme nga ajo me të cilën je mësuar, do të thotë të ndryshosh mënyrën e trurit në të menduar dhe në gjetjen e zgjidhjeve.
“Betohem për gjithçka që ju shihni dhe për gjithçka që nuk e shihni” (Haka, 38-39)
“juve nuk ju është dhënë veçse pak dijeni”. (Isra, 85)
A e ke pyetur veten ndonjë ditë, përse e bën diçka të caktuar dhe përse nuk e bën diçka tjetër? A ke menduar rreth ndikimit që ushtron ndaj të tjerëve, nëse i gëzon, i mërzit dhe nëse i fut në dyshime rreth teje? Të menduarit abstrakt është aftësia për të njohur kufijtë e asaj që dimë dhe asaj që nuk dimë, është kur njeriu bëhet më i ndërgjegjshëm për pasojat e veprimeve të tij, si dhe ndikimin e tyre ndaj të tjerëve.
Një urtësi thotë:”Kush bën një gabim dhe nuk e ndreq atë, është sikur ka bërë dy gabime.” Që në vegjëli, na duhet të mësojmë se të nxituarit na shtyn për të bërë gabime dhe për ti përsëritur ato. Saktësia kërkohet edhe në detajet më të vogla. Mendja lindore anon nga gënjeshtrat, iluzionet, fshehja e të vërtetës … për të ruajtur bojën e fytyrës. Prandaj dhe nuk e pranon humbjen dhe as nuk di si të kërkojë falje. Ai përdor shkathtësitë dhe zgjuarsinë për tu familjarizuar verbalist me gabimin. Arritja e saktësisë, vjen si rezultat i një procesi të mendarit kritik, të durueshëm dhe ripërtëritës. Saktësi do të thotë maturi dhe mos nxitim.
Përse thonjtë e dorës rriten më shpejt se ato të këmbës? Cili është shkaku i luftërave dhe konflikteve në botë? Më e rëndësishme sesa përgjigja, është që fëmija të mësojë të bëjë pyetje, të mësojë si të mendojë para se të përgjigjet dhe  shoshitjen e gjërave para pranimit. Ibnu Abasi përshkruhej si:”Djaloshi i pleqërisë, që ka zemër të arsyeshme dhe gjuhë që bën pyetje?” Shtrimi i pyetjeve është një shkathtësi mendore para se të jetë gjuhësore, është të hapurit e mendjes ndaj një fenomeni të vogël ose të madh, për të cilën duhet bërë kërkim. Mos e injoro pyetjen, pyetja e Njutonit ishte ajo që zbuloi ligjin e gravitetit.
Pengesa që të surprizoi në rrugë, nuk ka përse të të surprizojë sërish. “Besimtari nuk kafshohet në të njëjtin vend dy herë.” (Buhari)
Të mençurit mësojnë nga përvojat e tyre dhe përvojat e të tjerëve, ndërkohë që injorantët i përsërisin gabimet e veta. Zbatimi i njohurive të vjetra në situata tëreja, do të thotë ke nxjerrë mësime nga e shkuara dhe këto mësime po i vë në praktikë në një kontekst tjetër. Edhe nëse ngjarjet nuk përngjajnë me njëra-tjetrën, mendjendriturit mund të nxjerrin mësime të dobishme, duke shmangur rëniet e përsëritura në të njëjtën gropë.
A je prej atyre që e kalojnë jetën e tyre gafila ndaj natyrës së jetës që rrjedh përreth tyre, materialet, zërat, stilet dhe ngjyrat? A të pëlqen ti prekësh gjërat dhe tu afrohesh, apo pëlqen ti vëzhgosh nga larg? Përdorimi i shqisave dhe vënia e tyre në funksion të ndërtimit të njohurive, është një ves mendor. Në këtë kontekst, ne duhet ti kushtojmë vëmendje shqisave tona duke i fokusuar në ambientin përreth, bukurinë e ngjyrave dhe diversitetin e zërave.
Kreativiteti letrar ose teknologjik, ka qenë thjesht një imazh në trurin e autorit, para se të materializohet në një shpikje reale. Imagjinoje veten lider të një grupi, mësues, drejtor, apo edhe president. Çfarë do të bësh? “Ç’mendon ti o Suraka, kur të të jepet byzylyku i Kisras?” (Bejhakij)
 
Përktheu: Elmaz Fida

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit