10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ti je ai që e vonon fitoren e ummetit!

Më të lexuarat

Ti je ai që e vonon fitoren e ummetit!
Derisa isha i interesuar me përcjellje të lajmeve për fatkeqësitë që po iu ndodhin muslimanëve mendova në vete dhe ju drejtova vetes me: O, i mjere! Ti je ai që e vonon fitoren e këtij ummeti, madje ti je shkaktar kryesor i të gjitha fatkeqësive që na kanë goditur!
Mendova prap si mund të ndodhë kjo kur une jam një njeri i dobët e nuk zoterojë asgjë, po t’i urdhëroja për diç muslimanët nuk do të më respektonin e po t’i këshilloja nuk do këshilloheshin.
Ndalova duke mu kujtuar se: shkaku janë mëkatet, të cilat e kanë mbuluar zemrën, mëkate me të cilat e lufton Allahun, subahnehu ve teala, ditën e natën…shkak është braktisja e obligimeve dhe dhënia pas të ndaluarave…
Po çfarë kam bërë unë apo ti që të qortohesh me vonimin e fitores?
Ah, o rob i Allahut! Vallahi po u ula e t’i numëroje tash se cka je duke bërë do të kalonte kohë e gjate, por ja; a je ti prej atyre që e falin namazin e sabahut në xhami?
Paj, ndonjëherë. E ndonjëherë më kalon…
Më nderprehet fjala me: Mu ky është problemi! Si pretendon xhihad kundër armiqëve të tu, ndërsa ke dështuar në xhihadin e nefsit tënd së pari? Ke dështuar në një çështje e cila nuk të obligon as dhënie të pasurisë e as gjak, në një gjë që nuk të merr më shumë se disa minuta të paktë; në faljen e dy rekateve për Allahun.
Si kërkon xhihad kur ti je ai i cili nuk i kryen namazet farze me kohë, i lëshon sunnnetet, nuk lexon asgjë nga Kur’ani gjatë tërë ditës, ke harruar lutjet e mbrëmjes dhe mëngjesit, nuk ke ruajtur shiqimin, nuk je bëmires ndaj prindërve, nuk mban lidhjet familjare?
Kërkon që ligji i Allahut të sundojë në vendin tënd ndërsa ai si i tillë ende s’ka zënë vend në zemrën tënde e as në mesin e familjes tënde, nuk ke frikë Allahut për familjen tënde, nuk i ke ftuar në udhëzim, nuk je i interesuar t’i ushqesh nga hallalli, e ndoshta une ose ti bile jemi je prej atyre për të cilët thotë Allahu: ”..dhe pasurinë e doni së tepërmi” (Fexhr 20)
Gënjeshtra, mashtrime, mospërmbushje premtimi ja kështu meritohet kërcënimi…
Prap u ndala: Po ku jam une e ku vonimi i fitores? A vonohet fitorja e një ummeti të tërë për shkak të një personi të vetëm, një në një miliardë?
Po u shikua në tërë dunjanë, ka qindra miliona si ti…Të gjithë në këtë rrugë, nuk interesohen për vepra të mira, e as nuk iu frikësohen mëkateve.
Të gjithë argumentohen se janë duke e kërkuar fitoren, sepse në ummet ka të tillë që janë më të mirë se këta…por, realiteti i hidhur është se të gjithë janë të njëjtë përveç atyre që Allahu i ka mëshiruar.
A nuk e din o rob i Allahut se sahabeve, radijallahu anhu, nëse iu vonohej fitorja e nuk iu vinte e kuptonin se në atë ushtri ka dikush që ka bërë mëkate? E çfare mendon ti për ummetin i cili ka rënë në mëkate të mëdha e të vogla…a nuk po e sheh se çfarë po ndodhë në lindje e në perëndim?
Filluan lotët të më rrjedhin në fytyrën time, nuk kisha paramenduar madje as një ditë të vetme se une, i cili e kam dashur Allahun dhe të Derguarin e Tij, e kam dashur fene e Tij dhe ithtarët e fesë së Tij, të jam shkak prej shkaqeve të pësimit të këtij ummeti…të jam shkak i lumenjve të lotëve të derdhur, të muslimanëve anekënd botës…
Ka qenë lehtë për mua ta qortoj një gjykatës ose udheheqës, përgjegjës ose ministër, por nuk e kam menduar së pari të metat e mija dhe gabimin tim…nuk kam logjikuar mbi fjalën e Allahut, subahnehu ve teala: “ Sigurisht që Allahu nuk do të ndryshojë gjendjen e një populli përderisa ata vet ta ndryshojnë vetveten” (Err-Rra’d 11)
Falenderimi i takon Allahut që më ka dhënë të kem nga “Nefsi Levvame” (shpirti qortues), me të cilin Allahu është betuar në Kur’an deri në Ditën e Kijametit…
Çfarë do ishte këshilla:
Fillo me veten tënde, fali namazet e obliguara në kohët e tyre, jipe zekatin, ke kujdes arrogancën ndaj prindërve, afrohu tek Allahu me nafile, mos lësho shansën e cila të afron tek Allahu pa e berë edhe nese është ndonjë gjë e vogël.
Përkujto se të buzëqeshurit vëllaut tënd është sadaka-lëmoshë.
Mos fto në diçka e ti të jesh në të kundërtën e saj!
Mos kërko pasimin e sheriatit nga dikush përveç nëse je shembull i gjallë në pasimin e tij në shtëpi dhe veprat tua!
Mos e qorto askend se nuk janë të ndërgjegjshëm në përgjegjësinë që e kanë, por përmiresoje veten e të tjerët permirësohen…behu shembull kudo që të shkosh…nese e kalon kohën duke polemizuar për të metat e njerëzve, ndalu se të tillët janë të shumtë, por fillo me permirësimin e vetes tënde…e pastaj lute Allahun me sinqeritet se do të vij fitorja ty dhe atyre që janë me ty dhe të gjithe atyre që ecin gjurmës tënde…!
Mundohu të jesh prej atyre për të cilët thotë Allahu: ”Nëse ju e ndihmoni Allahun, Ai do t’ju ndihmojë juve” (Muhammed 7)
Dije se çdo mëkat të cilin e bën apo çdo vepër të mirë të cilën e le pa bërë, është argument i deponuar kundër teje në gjykatën për gjakun e muslimanëve të pastër…!
Pastaj ngrita kokën i penduar tek Allahu për ate që kam bërë, i fshiva lotët e thashë: “O Zoti im ky është pendimi im për Ty, jam penduar tek Ti…”
Tash le të hapim faqe të re të jetës … fillova me dy rekate në mesnate duke e lutur Allahun që të m’a bëjë të përhershëm begatinë e tyre…
Përktheu nga origjinali në arabisht:
Sedat Islami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit