1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ti e bën këtë punë që të të shohin të tjerët

Më të lexuarat

Pyetje: Në disa raste, njeriu dëshiron të bëjë një punë të mirë, mirëpo shejtani mundohet ta largojë duke i thënë: “Ti e bën këtë punë që të të shohin të tjerët.” Si mund t’i largojmë këto ngacmime të shejtanit?

Përgjigjet shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, duke thënë:

“Në të tilla raste, muslimani duhet të kërkojë mbrojtje nga Allahu i Lartësuar prej shejtani dhe nuk duhet ta lërë në mes punën e mirë, por ta vazhdojë atë, duke mos ia vënë veshin ngacmimeve të shejtanit, i cili gjithmonë mundohet që t’i largojë muslimanët nga kryerja e veprave të mira.

Nëse muslimani mendon në këtë mënyrë, atëherë ngacmimet e shejtanit do të largohen, inshaAllah.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit