1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

THUAJA SA E KE AFËR! – Hoxhë Ekrem Avdiu

Më të lexuarat

THUAJA SA E KE AFËR!


Jo rrallë, shpirti i ndonjërit prej nesh trazohet dhe pikëllohet për shkak të ndarjes që shkakton dhimbje e pikëllim. Ndarja nga personi që e do është tronditje padyshim. Si rrjedhojë, dëgjojmë dedikime të thëna e të shkruara, pothuajse engjëllore. Dashuri, respekt, keqardhje, dhimbje e pikëllim. Sikur e shprehim dashurinë në një formë që nuk e kemi shprehur asnjëherë më parë.
Kjo, mbase për shkak se lajmet e vdekjes na shkundin aq fuqishëm, saqë na bëjnë që të bijnë poshtë urrejtjet, xhelozitë, frustrimet e mosdurimi që, në kushte normale po na mbajnë lidhur, duke mos na lënë t’ia shprehim tjetrit dashurinë dhe respektin. Kur po lirohemi nga ato ngarkesa, po themi: Ah, sa shumë e paskam dashur! Po, si nuk ia thash sa ishte në mesin tonë?!
Pastaj, nuk po mbetet tjetër vetëmse të krijojmë një paralelizëm në imagjinatën tonë, në përpjekje për të treguar atë që nuk realitet nuk e bëmë. Si rrjedhojë, dhimbjes sonë i bashkëngjitet edhe një masë e dëshprimit dhe zhgënjimit. Më së shumti në vetveten.
Për t’a shmangur këtë, për ta pakësuar, apo për të mos lejuar që të ndodhë në të ardhmen, të respektohemi sa jemi bashkë. Të trajtohemi me zemërgjerësi, mirëkuptim e tolerancë.
Duaje sa e ke afër. Duaje dhe thuaja. Mos e le për t’ia thënë te varri, sepse atëbotë është vonë.

Hoxhë Ekrem Avdiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit