2.6 C
Pristina
Sunday, November 10, 2024

Thirrjet e hoxhallarëve po shënojnë sukses: regjistrimi i shqiptarëve të diasporës së RMV po rritet

Më të lexuarat

Nga 1 marsi, ka filluar regjistrimi i diasporës në zyrat konsullore me regjistrimin e diplomatëve të Maqedonisë së Veriut dhe familjeve të tyre, në 15 ditët e para të marsit ka filluar edhe procesi i vetëregjistrimit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që janë pjesë e diasporës.

“Ky proces do të zgjasë deri më 21 prill”, tha Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut (RMV), Bujar Osmani.

Procesi i vetëregjistrimit po zhvillohet përmes aplikacionit në internet të përgatitur nga Zyra Shtetërore e Statistikave. Aplikacioni është në dispozicion në tetë gjuhë, përfshirë maqedonishten, shqipen dhe anglishten.

Aplikacioni gjendet këtu: https://popis2021.stat.gov.mk/default.aspx

Përkrahje masovike që shqiptarët ta shfrytëzojnë mundësinë për tu regjistruar në këtë proces i dhanë edhe hoxhallarët. Hoxhallarët janë figurat publike më me ndikim edhe në këtë proces kombëtar, shtetërorë dhe demokratik. Pavarësisht që nuk ushtrojnë funksione administrative ose politike në institucione apo parti politike, ata i gjen prej më të zëshmëve. Ndër nismëtarët e këtij procesi ishte edhe hoxhë Bekir Halimi, i cili u bëri thirrje hoxhallarëve në diasporë dhe në vend, që t’i senzibilizojnë xhematin dhe komunitetin shqiptar në diasporë në përgjithësi për regjistrimin e tyre.

Kësaj thirrje dhe thirrjeve të ngjashme nga hoxhallarët me ndikim, ju bashkuan edhe hoxhallarët në diasporë, të cilët i vunë në shërbim të kauzës rrjetet  e tyre të ndikimit. Edhe xhamitë shqiptare në diasporë u vunë në shërbim të kauzës, dhe po japin kontribut për ta arritur këtë qëllim.

Hoxhallarët u pasuan më pas në thirrjen publike edhe nga personalitete e politikanë shqiptar brenda dhe jashtë territorit të RMV-së në këtë thirrje.

Shqiptarët e RMV-së jetojnë në masë të madhe në diasporë, për shkak të rrethanave politike dhe socio-ekonomike që iu kanë imponuar nga regjimet e padrejta përgjatë historisë, prandaj është jetike reflektimi i tyre edhe në aspektin statistikor.

Deri më sot, rreth 100 000 veta e kanë kryer këtë obligim.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit