Disa thirrje nga familjet e ngujuara në shtëpitë e tyre në qytetin e Gazës janë shpërndarë në WhatsApp, duke zbuluar detaje të përgjakshme të veprimeve të ushtrisë izraelite.
Një telefonatë erdhi nga familja Anan e cila është bllokuar në ndërtesën e tyre përballë vendit kullës Jalaa.
“Të lutem Abu Ali, sapo fola me motrën time dhe ajo tha se ushtarët izraelitë hynë në ndërtesën e tyre dhe i vranë të gjithë burrat,” thotë një burrë në një audio mesazh.
“Nëna ime, motrat dhe gruaja e xhaxhait janë të plagosur… Njëra prej tyre ka një dorë të amputuar. Të lutem, Abu Ali, na duhet një ambulancë, Kryqi i Kuq, kushdo! Ata thjesht duan të largohen nga ndërtesa ku ndodhen dhe nuk mund të dalin jashtë.” /mesazhi