5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Thirrje teologëve e teologeve shqiptare!

Më të lexuarat

Sot, armiqtë e islamit jashtë saffit dhe brenda saffit janë pafund sikurse thirrjet e tyre për devijim…
Ka ardhur koha që të lëmë anash “ mosmarrveshjet” me njëri- tjetrin.
Rreziku që na kanoset është tepër i madh…bëhet fjalë për fëmijet tanë… ata të cilët i kemi amanet e do pyetemi para Zotit si i edukuam e cfarë terbijeti i ofruam…
Feministet nga një anë mundohen t’i bindin vajzat tona që të zhvishen, të “ luftojnë” burrat,
nga ana tjetër “ pseudo davistet” mundohen t’i bëjnë “ aktivizim” logjikës së të rinjve e të rejave me mesele “ muxhma’ë alejha” (të unanimizuara prej shekujsh) nga dijetarët si: namazi, që është shtyllë islami, për ta lënë, ose më saktë për të lënë ca e për të fal ca, edhe në u falshin, lejohet edhe pa shami…
Kurani është i shenjtë, hadithet jo. Nuk na i kap logjika. Hidhini, nuk kanë c’ju duhen! Nuk ju hynë më në punë, ju kanë rrejt! – po u thonë të rinjve e të rejave tona.
Këto janë një pikëz nga llumi i thirrjeve të tyre.
Ju isha lutur për hir të Zotit, flisni hapur, demaskojini me emra.
Mesazhet në privat nuk bëjnë më punë, pasi janë “harxhim kohe “për pseudodavistët, pasi nuk kanë kohë të merren me replika.
Ata dhe ato kanë planprogramet e tyre që “ duhet t’i zbatojnë” me përpikmëri.
Politikën“ konit e qenorit” të rinjtë nuk e kuptojnë, nuk e marrin vesh. E duan drejtpërdrejt, troc: Filani e filanka thërrasin në devijim!
Kalimi në heshtje, për të mos “ i bërë të njohur” hedhësit e dyshimeve, nuk bën më punë. Tashmë famën ata, ato e kanë arritur dhe vec po trumpetojnë idetë e devijuara…
Dyshimet rreth hixhabit, dyshimet rreth namazit, dyshimet rreth ekzistencës së Zotit, duhet me patjetër të jenë pjesë e ligjëratave tona.
Sot është valë ateizmi që ka përfshirë vendet arabe dhe ne sigurisht na ka përfshirë shkarazi, ose do na përfshijë, pasi c’ka andej, do vijë këndej, sidomos kur ata që thërrasin në dalalet ( humbje) i marrin copy-paste, pa i filtruar hic.

Një reagim në facebook nuk mjafton, duhet të bëhemi një dhe duhet të punojmë dorë më dorë për t’iu bërë krah fëmijëve, motrave e vëllezërve tanë.

Ta dini se nëse ne nuk punojmë, me planprogram, ata pseudodavistët nuk rrinë statik, por vazhdojnë me ngulm e zell të thërrasin natë e ditë…Dalin në shi, në breshër, nuk reshtin, as bezdisen. Janë të vendosur dhe insistojnë .

Në fund, vaxhibi jonë është thirrja, përgjigjen e zemrave e ka Zoti në dorë.

Zoti na dhëntë urtësi e durim në rrugën e përcjelljes së mesazhit hyjnor!

Dr. Myrvete Allmeta

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit