5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Thirrje për të gjithë muslimanët në Shqipri

Më të lexuarat

NUK DUHET NEGLIZUAR NDIQE REGJISTRIMIN TËND DERI NË FUND
DERISA TË JESH I SIGURTË QË REGJISTRIMI ËSHTË HEDHUR I SAKTË NË SISTEM

Duke filluar nga dita e sotme data 18 Shtator për afro 6 javë do kryhet regjistrimi i popullsisë dhe banesave.

Në këtë census do të jetë edhe rregjistrimi i përkatësisë etnike dhe fetare.

Është detyrë e çdo qytetari shqipëtar që ta deklaroj përkatësinë etnike realisht, ashtu siç është (sepse është nga rastet e pakta ku nacionalizmi është i kërkuar dhe real).

Një gjë e tillë duhet bërë për të faktuar realisht se sa shqiptarë banojnë aktualisht në Shqipëri. Një tjetër regjistrim i rëndësisë madhore është edhe deklarimi i përkatësisë fetare.

Për ne si muslimanë është obligim jo vetëm kombëtar por edhe fetar që ta deklarojmë përkatësinë tonë fetare dhe të mos ndihemi inferior në deklarimin e besimit, përkundrazi të jemi krenar, kjo aspak për t’i treguar komuniteteve të tjera që ne jemi shumicë, por për të parë realisht se sa muslimanë ka Shqipëria sot.

Hoxhë Mirell Mazelli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit