5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Thirrja për bamirësi, besimtarët myslimanë, ndihma për të prekurit nga dimri

Më të lexuarat

“Besimi pa vepra është i vdekur”, nën këtë moto, komuniteti musliman shpërndan pako ushqimore për 800 familje në të gjtihë vendin. Familje këto që kanë qenë të prekura nga dëmet që shkaktoi i ftohti i acartë i dimrit.

Të gjitha ndihmat janë mbledhur dhe përgatiur nga besimtarët muslimanë të cilët shprehen se nuk do të jetë iniciativa e vetme. Ylli Gurra, myftiu i Tiranës, u shpreh se kjo është shprhje e dashamirësisë dhe e vullnetit jo vetëm të besimtarëve por e të gjithëve.

Bujar Spahiu, nënkryetar i komunitetit musliman u shpreh se këto ndihma të cilat kanë në përmbajtjen e tyre ushqimet bazë, janë siguruar nga të gjithë besimtarët që i janë bashkuar thirrjes për të bërë bamirësi.

Përzgjedhja e familjeve në nevojë është bërë nga imamët e xhamive të rretheve dhe janë kryesisht familje që marrin asistencë, kanë jetimë, janë të sëmurë ose të moshuar të vetmuar. Për identifikimin e tyre është shprehur edhe drejtuesi i xhamisë Dine Hoxha, Ahmet Kalaja. Pakot ushqimore u nisën nga xhamia e Dine Hoxhës, për tu ndarë më pas në të gjitha qytetet ku edhe janë konstatuar familjet në nevojë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit