-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Thirrja e fuqishme nga rajoni: Pse ballkanasit në Turqi duhet të votojnë Erdoganin

Më të lexuarat

Mesazh për zgjedhjet “më të rëndësishme në botë” këtë vit, me impakt dhe për Kosovën e Shqipërinë

Dr. Mustafa Çeriç, ish-kreu i Bashkisë Islame në Bosnje ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale në Turqi, në të cilin u bën thirrje bashkëkombëasve të tij me banim atje që të votojnë për Erdoganin.

“Zgjedhjet më të rëndësishme në botë këtë vit janë në Turqi. Shokët e mi boshnjakë, këto ditë flasim shumë për ata që janë kundër Bosnjës dhe boshnjakëve dhe pak ose aspak për ata që kanë qenë dhe kanë mbetur me Bosnjën dhe boshnjakët në kohë të mira dhe të këqija. Historia e armiqve tanë na pengon të flasim për miqtë tanë, të cilët qëndruan pranë Bosnjës dhe boshnjakëve kur gjërat ishin më të vështira për ta”, duke shtuar se “ndër të parët në listën e miqve tanë të sinqertë, të cilët meritojnë të kujtohen kur kanë nevojë për vëmendjen tonë, është Republika e Turqisë, ku zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale do të mbahen më 14 maj 2023”.

“Zgjedhjet në Turqi këtë vit janë ndoshta zgjedhjet më të rëndësishme në botë, duke pasur parasysh ndryshimet dhe përgatitjet gjeopolitike globale. E gjithë kjo mund të ketë pasoja të rëndësishme për ne boshnjakët në Bosnje, Ballkan dhe Evropë. Për më tepër, sipas vlerësimeve, sot në Turqi jetojnë rreth dy deri në tre milionë boshnjakë, votat e të cilëve në zgjedhjet e këtij viti mund të jenë vendimtare për stabilitetin politik dhe ekonomik të Turqisë. Për shkak të kësaj, ndihem i obliguar t’u dërgoj një mesazh boshnjakëve në Turqi, boshnjakëve që kujdesen për vëllezërit e tyre në Bosnje, Sanxhak dhe në përgjithësi në Ballkan“, vijon Çeriç.

Më pas ai u dërgoi një mesazh boshnjakëve që jetojnë në Turqi.

“Votoni për një Turqi të qëndrueshme dhe të fortë, e cila sot është në një mjedis të vështirë dhe të paqëndrueshëm. Ndoshta më e vështirë se kurrë që nga pavarësia e saj. Ngjarjet e përgjakshme në Lindjen e Mesme nuk janë të rastësishme.

Të dashur boshnjakë, bëni gjithçka që keni në dorë për të lënë të kalojë vala e dhunës që rrethon Turqinë. Votoni për ata që janë në gjendje të shpëtojnë Turqinë nga dhuna. Votoni për AKP-në, e cila di, mund dhe dëshiron ta udhëheqë Turqinë në rrugën e paqes dhe stabilitetit. Sepse paqja dhe stabiliteti në Turqi do të thotë paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe në Evropë”, shkruan Çeriç.

Ai vuri në dukje se sot “Turqia është një fuqi rajonale, sot Turqia është e qëndrueshme dhe e sigurt nga dhuna e imponuar ndaj saj nga armiqtë e saj nga mjedisi i menjëhershëm dhe më i gjerë”.

Pra, më troç, ai u bëri thirrje boshnjakëve që të votojnë për presidentin Erdogan.

Por a mund të bëhen paralele në këtë rast me Kosovën apo Shqipërinë?

Patjetër! Për Kosovën, edhe pse mungon një thirrje e ngjashme, një humbje e Erdoganit do të thoshte një mburojë më pak për Kosovën nga synimet serbe. Për Shqipërinë do ishte gjithashtu një “mik vendimtar” më pak për kohë të vështira, por dhe një investitor të fuqishëm në kohë të zakonshme. /tesheshi.com/   

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit