Një 15-vjeçar ka mbetur i lënduar pasi është therur me thikë nga një moshatar i tij.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rreth orës 21:00 tek “Parku i Ri” afër sallës 1 Tetori, ka ndodhur një therje me thikë pas një mosmarrëveshje që kishin adoleshentët.
Personi i lënduar është dërguar në QKUK, derisa i dyshuari është identifikuar nga policia.
Policia e Kosovës po vazhdon të merret me rastin