0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Thënie të pavdekshme

Më të lexuarat

Erdhi Zejd El Hajri tek Pejgamberi, alejhi selam dhe e pranoi Islamin. Pejgamberi, alejhi selam i tha: O Zejd! Nuk më është përshkruar ndokush, e që pasi ta kem parë të mos më ketë dalur pak më ndryshe përveç teje. Zejdi u kthye kah Pejgamberi, alejhi selam dhe i tha: O i dërguari i Allahut! M’i jep 300 kalorës ndërsa unë të garantoj se do te shkoj ne vendet romake dhe do te luftoj me ta. Pejgamberi, alejhi selam tha: Për Zotin o Zejd! Çfarë njeriu je ti?!

***

Kur Amr b. El Asi kërkoi ndihmë dhe përforcime ushtarake me 4.000 ushtarë për ta çliruar Egjiptin, Omeri, Allahu qofte i kënaqur me te, ia dërgoi vetëm katër veta dhe i shkroi: Një prej tyre vlen për njëmijë, kështu që u plotësua shifra e kërkuar. Ata katër veta ishin:
Zubejr b. Avvam,
Mikdad b. Amr,
Ubadetu b. Samit, dhe
Mesleme b. Halid

***

Kaloi një çifut me një qenë pranë Ibrahim b. Ed’hemit dhe i tha: Cila është me e ndyte: Bishti i qenit apo mjekra jote? Mjekra ime nëse unë do te hyj ne Xhehennem- ia ktheu Ibrahimi. Çifuti pa një pa dy e pranoi Islamin.

***

Sahabiu i verbër, i cekur ne kaptinën Abese, Abdullah b. Ummi Mektum, i cili ishte muxhahid dhe njëherit shehid (dëshmor), kishte thënë:
“Më vendosni ne mes dy rreshtave, ma epni flamurin qe ta bart ngase unë e barti atë dhe e ruaj. Unë jam i verbër, nuk mund te iki!”. Vërtet, ai e mbrojti flamurin e muslimaneve derisa ra edhe shehid.

***

Një njeri hyri ne shtëpinë e sahabiut te ndritur, Ebu Dherrit dhe meqë nuk pa orendi shtëpiake tha: Ku i keni orenditë tuaja?!
Ne kemi një shtëpi tjetër pak me larg, atje i dërgojmë orenditë tona- ia ktheu Ebu Dherri. Njeriu e kuptoi se ishte fjala për shtëpinë e tij ne Ahiret, por iu drejtua: Megjithatë, edhe në këtë bote duhet patur ca rendi. Ebu Dherri iu përgjigj: Po, por i Zoti i shtëpisë (dunjasë) (Allahu) nuk po na lë këtu.

***

Një njeri i urtë kishte thënë: Çdonjëri prej nesh e di se si vdiset ne rrugën e Allahut por shumica jonë nuk e dinë se si jetohet në rrugën e Allahut”.

Marrë nga: www.twbh.com
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit