5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Thënie të disave nga ateistët dhe zullumqarëve të njohur në momentet e tyre para vdekjes

Më të lexuarat

1. Cesar Burga
“Në jetën time jam përgatitur për çdo gjë përveç vdekjes. Tani po vdes dhe nuk jam i përgatitur për këtë”

2. Tomas Hess (filozof politik)
“Jam duke u hedhur në errësirë. Po ta kisha botën timen këtë moment, të gjithën do ta jepja për të blerë një ditë të vetme më tepër.”

3. Tomas Baten
(Shkrimtar ateist që jetoi në shek. XVIII)
“Ju përgjërohem, mos më lini vetëm! O Zot, çfarë kam bërë për ta merituar këtë?! Ta kisha tërë botën… dyfishin e saj do e jepja veç të më hiqet ky tmerr! Ma lini afër ndonjë fëmijë, veç vetëm mos më lini se jam buzë greminës së ferrit. Unë kam qenë mbështetës i djallit.

4. Tomas Skot
Këshilltar anglez. Vdiq në vitin 1594, para se të vdiste tha:
“ Deri në këtë moment nuk kam besuar në ekzistencën e Zotit e as të ferrit, por tani e ndjej që ekzistojnë vërtet. Tani jam pranë ndëshkimit dhe ky eshte gjykimi hyjnor!”

5. Volter
Filozof ateist francez. Vdiq në vitin 1777. Në momentet e fundit i tha mjekut të tij Fushè: “ Më la Zoti e më lanë dhe njerëzit. Do të të jap gjysmën e pasurisë po më mbajte dhe 6 muaj në jetë. Unë po vdes dhe do shkoj në ferr”.

6. Infermjerja e Volterit thoshte: “ Edhe po të më jepeshin pasuritë e gjithë Europës, nuk do të doja të shihja një njeri të vuante si Volter gjatë vdekjes. Lutej gjithë natën duke kërkuar falje”.

7. David Hume
Historian skocez, atheist. Vdiq në vitin 1776. Ata që iu ndodhën pranë në momentet e tij të fundit thonë se përsëriste pa mbarim: “ Po më djegin flakët e zjarrit”. Ishte për të të ardhur keq kur e shihje ashtu tek vuante në mënyrë të tmerrshme.

8. Napoleon Bonaparti
Perandor francez që vrau miliona njerëz për të ngopur çmendurinë dhe egon e tij të brendshme të madhështisë dhe etjen për pushtet. Kur po vdiste tha:
“Po vdes para kohe. Po i kthehem tokës edhe unë perandori i madh. Sikur jam mes dy brigjeve, mes zjarrit në të cilin po bie dhe parajsës së përjetshme”

9. Francis Newbert.
Kryetar i klubit të ateistëve britanike, në çastet para vdekjes u tha të pranishmëve: “ Mos më thoni se Zoti nuk ekziston! Tani jam para Tij dhe mos më thoni që s ekziston ferri se e ndjej që po rrëshqas në të. Mjerë për mua, kurseni fjalët se po humbi. Ky është zjarr që edhe një mijë vjet të jetoja do e mohoja ekzistencën e tij edhe po të jetoja miliona vjet do më kapte ndëshkimi. Ah, ah, ky është zjarri!

10. Mbreti Charles i IX
Mbreti francez që ekzekutoi në Francë dhjetëra mijëra kristianë protestantë në vitin 1572, për shkak se nuk ishin katolikë sikurse ai. Në momentet e fundit tha:
“ Po shoh ata që kam vrarë se si më kalojnë përpara meje, ashtu të përgjakur, me plagë që ju kullojnë gjak dhe bëjnë shenjë nga mua. Unë e shoh çfarë më pret. Gabova dhe humba përgjithmonë.

11. David Shtraus
Shkrimtar gjerman ateist, i cili ka vdekur më 1876. Në çastet e vdekjes pat thënë:
“ Më çoi në shkatërrim filozofia ime. Po ndjej se jam i shtrënguar në darën e një makineria me dhëmbë që do më bluajë”.

12. Svetlana Stalin, e bija e diktatorit sovjetik Jozef Stalin, në një intervistë për revistën amerikane “Newsweek”, mbi momentet e fundit të të atit, tregon:
“ Vdekja e babait tim ka qenë e tmerrshme. Në ato çaste kur po jepte shpirt, hapi sytë papritur dhe hodhi një shikim prej të tmerruari dhe bëri shenjë me dorën e majt
nga tavani dhe dha shpirt”.

13. Anton Livni
Themelues i kishës “Adhuruesit e Djallit” dhe autor i “Ungjllit të Shejtanit”. Vdiq në vitin 1997 duke u çjerrë në momentet e fundit:
“ Çfarë kam bërë… kam bërë gabime të tmerrshme!”. Ndërsa i kërkonte Zotit falje.

Allahu i Lartësuar thotë:
“ Ta heqim perden dhe shikimi yt bëhet i mprehtë”.
(Nga faqja e Dr. Ali As-Salabi, përshtati nga arabishtja Ilir Curri)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit