-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Thellohet kriza politike në Mal të Zi, partia pro-serbe kërkon qeveri dhe kryeministër të ri

Më të lexuarat

Përfaqësuesit e partive parlamentare që përbëjnë shumicën qeverisëse në Mal të Zi do ta zhvillojnë raundin e dytë të bisedimeve mbi krizën e pushtetit sot në parlament.

Mediat bëjnë me dije se një nga udhëheqësit e partisë pro-serbe në pushtet, Frontit Demokratik, Nebojsha Medojeviç është shprehur se  nuk po heqin dorë nga kërkesat fillestare për ta krijuar një qeveri pa kryeministrin Zdravko Krivokapiç.

Medojeviç i tha Pobjeda-s se Fronti Demokratik do të marrë pjesë në takimin e sotëm, por se nuk do të heqë dorë nga kërkesat.

Për sa na përket, ne jemi të vetmit që dolëm me pozicione të qarta – për të mos mbështetur qeverinë e Zdravko Krivokapiq, se ai ka mbështetjen e vetëm 14 deputetëve. Ne mendojmë se zgjidhja më e mirë është një qeveri e re brenda të njëjtës mazhorancë”, ka thënë Medojeviç. /abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit