4.7 C
Pristina
Monday, December 2, 2024

Thellohet bashkëpunimi mes BFI dhe arkivit të shtetit

Më të lexuarat

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të martën më 01.06.2021, në selinë e Rijasetit të BFI, i shoqëruar nga Drejtori i Sektorit të Vakufit Driton Dikena, u takua me z. Myzafer Blislimi zv Drejtor i Arkivit të Shtetit i cili shoqërohej nga Dr. Adnan Sherif, Udhëheqës i Sektorit të Dokumentacioneve dhe z. Ramiz Jakupi, Udhëheqës i Sektorit por Bashkëpunim nga Jashtë.

Në këtë takim Reisul Ulema i njoftoi mysafirët me funksionimin e Bashkësisë Fetare Islame, sfidat dhe peripecitë me të cilat përballet ky institucion. Më pas, palët biseduan që të arrihet një bashkëpunim i mirëfilltë mes Arkivit të Shtetit dhe Bashkësisë Fetare Islame, në të cilën do të përfshihet shkëmbimi i dokumentacioneve dhe përvojave të ndryshme në të gjitha lëmit që tangojnë të dy institucionet si dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhme.

Gjatë takimit, e falënderuan Kryetarin e BFI për kohën dhe mikpritjen. Ata e vlerësuan lartë punën e palodhshme e të frytshme të Reisul Ulemasë dhe i dëshiruan atij shëndet të mirë dhe shumë suksese në udhëheqjen e këtij institucioni më të lartë islam në vend. Me këtë rast, zv. Drejtori Bislimi i dhuroi Reisul Ulemasë tre vëllime me dokumentacione Osmane për historinë e shqiptarëve në Shkup, Tetovë dhe Kërçovë.

Ndërsa nga ana e tij, Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u dhuroi tre botimet e fundit të Bashkësisë Fetare Islame.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit