0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“The Guardian” për Ramën: Kryeministri që kërkon ti shpëtojë mallkimit të historisë

Më të lexuarat

Prestigjiozja britanike “The Guardian” në një artikull rreth situatës politike në Shqipëri  e konsideron Edi Ramen si nje kryeminister te pazakonte i cili kerkon ti shpetoje mallkimit te historise.

Gazeta e njohur angleze vëren se ne kete moment pozita e kryeministrit të vendit është shumë e vështirë pasi gjendet përpara dy problemeve të mëdha.

 

Nga njëra anë fragmentarizimi i Evropës kur janë rritur ndjenjat populiste dhe europesimiste, ndërsa në shtëpi Rama po përballet me demonstrata javore kundër sundimit të tij, nga një opozitë që është gjithashtu pro-BE por akuzon qeverinë e tij për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar dhe po kërkon zgjedhje të parakohshme”,– thuhet në artikull.

 

“The Guardian” fillon të përshkruajë më tej Shqipërinë që nga rënia e regjimit komunist e deri në ditët e sotme, kur pret të njihet me vendimin e KE sa i përket hapjes së negociatave.

 

 “Një raport i Komisionit Europian muajin e kaluar gjeti se si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin reformuar mjaftueshëm për të filluar procesin e pranimit, por vendimi përfundimtar qëndron në duart e udhëheqësve politikë të Europës dhe tani duket e pamundur të hapet semafori i gjelbërt. Rama ende shpreson të ndryshojë mendjet e tyre”,– theksohet ndër të tjera.

 

Me detaje është përshkruar edhe zyra e tij si dhe njerëzit me të cilët ai këshillohet.

 

Në mesin e liderëve europianë, ai ka krijuar reputacionin e një magjistari jokonformist qysh kur mori kontrollin e qeverisë në vitin 2013. Një artist dhe ish-basketbollist profesionist, ai e priti gazetarin e The Guardian i veshur në stilin i tij, me një T-shirt dhe atlete.Një kosh basketbolli zbukuron dhomën e pritjes jashtë ambjentit të tij të punës, ndërsa brenda zyrës, muret janë të veshura me skica me ngjyra të ndezura që Rama i bën ndërsa është duke punuar në zyrën e tij. Njëra prej tyre është një imazh i Alastair Campbell që shfaqet si heroi kombëtar shqiptar, Skënderbeu, sipër një kali me shpatë në njërën dorë dhe me një iPhone në dorën tjetër, vijon shkrimi.

 

Shkrimi vazhdon me vendimin e Presidentit Ilir Meta dhe nismën e socialistëve për ta shkarkuar, ndërsa thuhet se vendi po zhytet drejt një krize të thellë kushtetuese.

 

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që zgjedhjet lokale të 30 qershorit të shtyhen, ndërsa Rama ka këmbëngulur se do të vazhdojë pa opozitën, duke thënë se ai nuk dëshiron të shpërblejë protestat në rrugë. Këtë javë ka pasur diskutime për të hequr presidentin me anë të votës në parlament, gjë që do ta zhyste vendin në një krizë të plotë kushtetuese ndërkohë që debatet mbi hyrjen në BE, kanë hyrë në një moment të vështirë, shkruan The Guardian.

 

Gjithashtu përmenden edhe përgjimet e fundit të publikuara nga Bild.

 

“Për Ramën, përkundër dëshirës së ethshme për t’u bashkuar me BE-në, ekziston edhe një shqetësim i vazhdueshëm për atë se si vendi mund të duket kur të bashkohet me bllokun. “Duket sikur jemi mallkuar, sepse kur BE ishte e mirë, ne ishim të këqij; tani që po bëhemi më mirë, BE-ja ka telashe “, tha ai. Në veçanti, ai shikon sagën e Brexit me mosbesim. “Është shumë ballkanike ajo që po ndodh në Britani. Marrëveshje, asnjë marrëveshje, kufizim i butë, kufi i vështirë, asnjë marrëveshje. Është Ballkani! Është si parlamenti i Bosnjes. Ndërkohë që po përpiqemi të bëjmë si Evropa, ata duket sikur po bëjnë si Ballkani”,– përfundon artikulli.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit