0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

“The Guardian”: Halepi drejt një lufte sektare, shiiat gati për sulm

Më të lexuarat

Në kohën kur sulmet ajrore ajrore janë intensifikuar mbi forcat kryengritëse në lindje të Halepit, një ushtri prej 6,000 luftëtarëve pro-qeveritarë janë mbledhur në rrethinën e qytetit për planin, i cili pritet të jetë avancimi vendimtar drejt qytetit, shkruan e përditshmja The Guardian.

Në mesin e atyre të gatshëm për të sulmuar, janë qindra trupa siriane të cilët i kanë vënë syrin halepit nga pozicionet e largëta fikse që nga viti 2012, kur forcat kryengritëse kanë marrë qytetin nën kontroll.

Por është një numër prej 5,000 luftëtarëve të jashtëm të cilët do të luajnë rol përcaktues në betejën e Halepit, dhe të cilët po presin për të marrë rolin udhëheqës në atë çfarë ka mbetur nga rrënojat e qytetit.

Beteja e fundit për Halepin është piku i planeve të gatuara në kuzhinat e luftës në Damask. Luftëtarët shiia janë mbledhur në zonë nga Iraku, Irani, Libani dhe Afganistani për t’u përgatitur për përplasjen të cilën ata e shohin si luftë e shenjtë, e cila do të përcaktojë të ardhmen e rajonit.

Për katër vitet e fundit, lideri sirian Bashar al-Assad dhe regjimi qw ai udhwheq, kanw insistuar se forcat e tij kanë qenë të afta për të formësuar betejën për Halepin dhe se ballafaqimi do të duhet të bëhet në vija nacionaliste. Por tani që beteja është e pashmangshme, mbetjet e ushtrisë së Asadit janë dërguar atje vetëm në rolin mbështetës.

Komandantët e mbledhur në afërsi të Halepit janë ithtarw të devotshëm të liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, me një dekadë përvoje të luftës në Irak kundër trupave amerikane dhe militantëve suni, përfshirë Shtetin Islamik, ISIS-in.

Një nga udhëheqësit më të shquar është Akram al-Kaabi, nga milicia e Irakut Keta’ib Hezbollah, i cili ka arritur në Halep gjatë kësaj fundjave. I rrethuar me ikonografi të shiiave në qytetin al-‘Ais, afër Halepit, ai lavdëron gatishmërinë e pasuesve të tij të cilët i ka përshkruar ata si pjesë e “armatës së rezistencës” për të mbrojtur besimin shiia nga uzurpatorët.

Duke e kontekstualizuar raportin mes sunive dhe shiiave tw shekujve mw parw, ai krahasoi kundërshtarët e Asadit në Halep me figurat të cilat në kohën e themelimit të Islamit kishin vrarë nipin e Pejgamberit Muhammed në betejën e Qerbelasë në vitin 680, duke iu referuar Muavijes dhe birit të tij, Jezidit.

Përreth qytetit të Halepit, flamuj të verdhë dhe të gjelbër të shiiave valëviten nga era. Pankarta që përkujtojnë luftëtarët e rënë, disa nga Hezbollahu në Liban dhe shumë nga grupet irakiane, qëndrojnë të varura nëpër shtëpi dhe shtylla të dritave rrugore.

Ikonografia fetare shihet nga opozita si pretendim, në zonën e cila në shekujt e fundit ka qenë e populluar nga komunitetit shumicë suni.

Një luftëtar i opozitës i cili ka braktisur Halepin dhe tani jeton në Turqi, Sobhi Zeitun thotë: “Prezenca e Iranit atje është evidente për një kohë të gjatë tashmë. Ata tallen me ne dhe na përqeshin. Ata thonë se do të na vrasin në emër të Aliut. Kjo është fytyra e vërtetë e Asadit, një njeri i cili ia ka dorëzuar vendin grupeve sektare, ngase nuk mund ta mbrojë atë vetë”.

Paralelisht me intensifikimin e sulmeve në Halep gjatë kësaj jave, gjenerali i lartë iranian ka pranuar se ka urdhëruar forcat e tij që t’u japin objektivat forcave ruse.

“Shumë fitore, si ajo në Halep, nuk do të mund të arriheshin vetëm përmes sulmeve ajrore pa përfshirjen e trupave tokësore”, thotë Gjeneral Majori Yahya Rahim Safavi, këshilltar i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit. “Mbështetja ajrore ruse ka qenë efektive, ndërkohë që forcat tokësore i kanë pajisur ata me informata në lidhje me vendndodhjen e terroristëve”.

Mohammed Sheikh, një banor i Halepit lindor, ka ikur nga luftimet në qytet më herët këtë vit. Ai thotë se beteja për qytetin është zhvilluar në vija sektare, por vetëm njëra anë, ajo sunite është etiketuar si sektare. Në qoftë se vazhdon të jetë luftë e një sekti kundër tjetrit, kjo do të jetë luftë që do të shkatërrojë civilizimin”, përfundon Mohammed./tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit