1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Thatësira e jashtëzakonshme: Roma mbyll shatërvanët pas 140 vitesh

Më të lexuarat

Burimet tradicionale të ujit në Romë do të mbyllen për herë të parë në më shumë se 140 vjet, pasi një valë e nxehtë ka pushtuar mbarë Italinë fqinje.

Burimet, të quajtura ‘nasoni’, nxjerrin ujë nga hundët prej guri dhe janë burim lehtësimi për banorët dhe turistët gjatë muajve të nxehtë të verës.

Uji që mbush burimet vjen nga Liqeni vullkanik ‘Bracciano’ në veri të qytetit.

“Ne i dimë shqetësimet që do të shkaktojë, por duhet t’i mbyllim burimet për shkak të thatësirës së jashtëzakonshme,” shkroi Paolo Saccani, kreu i ndërmarrjes së shërbimeve që menaxhon burimet,.

Autoritetet lokale janë alarmuar nga rënia e nivelit të ujit në liqen, gjatë muajve të fundit, por ndërkohë që qyteti ia ka hedhur fajin valës së nxehtësisë, të tjerët kanë fajësuar hidraulikën dhe infrastrukturën e dobët të kryeqytetin italian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit