-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Thana (Cornus mas L.)

Më të lexuarat

Cornus mas L. (thana)
Kokrrat e thanës përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminë C etj. Thanat jo vetëm që hahen të freskëta, por ato bëhen kompot, prevede, marmelatë. Gjathet dhe lëvorja e thanës përmbajnë rreth 10-15% taninë.
Frutat e thanës kanë veti të mira rrudhëse dhe bëjnë mirë në rastet e heqjes së barkut, barkut të verës, posaçërisht të fëmijëve të vegjël.
Merren 1 kg. thana të pjekura dhe zihen me sheqer. Nga reçeli i përgatitur u jepen fëmijëve dy lugë kafeje në ditë.
Për të shuar etjen te të sëmurët me asht (që kanë mbledhur ujë në bark), këshillohet:
Merren një grusht thana gjysmë të pjekura ose të thata dhe vihen të zihen në një litër ujë për një orë dhe pastaj kullohen. Ky lëng përzihet me lëngun e përfituar nga shtrydhja e shegëve të egra. Nga kjo përzierje lëngjesh të tharta, merret nga një lugë gjelle sa here që i sëmuri ka etje për ujë.
Edhe bërthamat e frutave të thanës kanë veti të mira rrudhëse dhe ndalojnë të hequrit e barkut:
Merren 300gram bërthama të thanës dhe piqen si kafeja derisa të marrin ngjyrë të zezë, bluhen në mullirin e kafesë. Mielli i përfituar përzihet me 1 kg sheqer. Fëmijëve u jepet tri herë në ditë 1-3 e lugës së kafesë, në formë pluhuri ose e tretur në ujë. Të rritrit marrin nga një lugë gjelle tri here në ditë.
Mielli i thanave të pjekura përdoret për pudrosjen e fshikave në rastet e ekzemës së lëkurës.
Edhe kërpudha e thanës (eshka) jep rezultate të mira kundër ekzemës së lëkurës:
Merren 30 gram eshkë thane dhe zihen në 200 ml. ujë. Lëngu i fituar pihet me nga një filxhan kafeje në mëngjes esëll.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit