1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Thaçi: Ta bëjmë Kosovën një vend ku s’ka diskriminim

Më të lexuarat

Kosova është një vend që e lufton pa mëshirë diskriminimin e qytetarëve.

Këtë e ka thënë të premten Presidenti i vendit Hashim Thaçi, gjatë fjalës së tij në panelin ku u lansua Fushata Informuese për Pakon e Ligjeve për të Drejtat e Njeriut nga OSBE-ja.

“Ju jeni shpresa e një të ardhme pa diskriminim. I falënderoj të gjitha organet kompetentë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ftoj të gjithë që të bëjnë një përpjekje edhe më të madhe në zhdukjen e diskriminimit”.

Presidenti Thaçi ka bërë thirrje që të gjitha institucionet shtetërore të punojnë, që të mos ketë diskriminim brenda kësaj shoqërie.

“Ta bëjmë një shtet ku nuk ka bazë për asnjë formë diskriminimi. Ftoj të gjithë mekanizmat përkatës, Sidomos Avokatin e popullit, që të bashkohen në punën tonë. Konfirmoj përkushtimin e institucioneve të republikës së Kosovës,q ë nuk do të lejohet trajtimi i pabarabartë i qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit