22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Kqz: Tetë kandidat në garë për kryetar të Drenasit

Më të lexuarat

Një ditë pas përfundimit të afatit për certifikimin e kandidatëve për kryetarë të Drenasit, në zgjedhjet e Jashtëzakonshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në këtë institucion janë regjistruar 8 kandidat.

“Deri në përfundim të ditës së enjte (10 nëntor) në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim kanë aplikuar: 5 Parti Politike, dhe 3 Kandidatë të Pavarur”, thuhet në njoftimin këtij Institucioni.

Sipas njoftimit, Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim do të shqyrtojë të gjithë dokumentacionin e pranuar dhe brenda afatit të paraparë do të bëjë rekomandimin përkatës tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për secilin aplikim.

Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit do të mbahen më 04 dhjetor. Ato erdhën pas dorëheqjes së Nexhat Demakut nga kjo pozitë, pas vërtetimit të dënimit me burg nga Gjykata e Apelit. /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit