2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Thaçi ngushëllon Erdoganin pas sulmit në Stamboll

Më të lexuarat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka ngushëlluar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, për sulmin e mbrëmshëm terrorist në Stamboll.

Përmes një telegrami ngushëllimi drejtuar Erdoganit, Thaçi ka thënë se ky sulm terrorist ka goditur gjithë qytetarët e botës së lirë dhe populli i Kosovës solidarizohet me dhimbjen e familjeve të viktimave dhe me popullin turk.

Telegrami i Thaçi drejtuar Erdoganit:

“I nderuar president Erdogan,

Akti terrorist në Stamboll është edhe një motiv më shumë në vendosmërinë tonë për ta luftuar pa kompromis këtë kërcënim për të gjithë ne.

Sulmi mizor në natën e ndërrimit të motmoteve në Stamboll është sulm kundër tërë botës.

Ky sulm terrorist ka goditur gjithë qytetarët e botës së lirë.

Terroristët nuk duan as paqe, as rend, as qetësi, por duan ta shkatërrojnë botën tonë, jetët tona dhe mënyrën tonë të të jetuarit.

Populli i Kosovës solidarizohet me dhimbjen e familjeve të viktimave dhe me gjithë qytetarët e vendit tuaj”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit