4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Thaçi ndihet i turpëruar, Kodi sërish do të ri-procedohet

Më të lexuarat

Kryeministri Hashim Thaçi, në mbledhjen e qeverisë, të organizuar menjëherë pas seancës së Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se ndihet i turpëruar lidhur me miratimin e neneve të Kodit Penal që kanë të bëjnë me mediat.

“Asnjëherë nuk do të pajtohem me kodet që censurojnë mediat’, është shprehur me këtë rast kryeministri Thaçi, njofton KosovaPress.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga qeveria nëse do të pranojë apo jo dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Kuçi, lidhur me të njëjtën çështje.

Ndërkaq, “Zëri”, njofton se Qeveria ka marrë vendim sot që ta rikthejë në Kuvend Kodin Penal pa nenet 37, 38 dhe 39.

Kryeministri Hashim Thaçi nuk është deklaruar nëse do ta pranojë dorëheqjen e zv/kryeministrit Hajredin Kuçi, por ka thënë se Kuçi ka bërë veprim që duhet vlerësuar lartë.

Thaçi ka thënë se Kuçi e ka mbajtur fjalën që e kishte dhënë, ndërsa ka kritikuar deputetët që kanë votuar kundër Kodit Penal. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit