14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Edhe presidentja e zhgënjyer me Kuvendin!

Më të lexuarat

Presidenca e Republikës së Kosovës ka shprehur zhgënjimin e thellë me atë çfarë ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, më saktësisht me dështimin e këtij institucioni për të votuar ndryshimet e nenit 37 dhe 38 të Kodit Penal të Kosovës, që kanë të bëjnë më lirinë e medias.

Në një prononcim për televizionin publik të Kosovës, Arbër Vllahiu, këshilltar për media i presidentes, Atifete Jahjaga, ka thënë se “shprehim po ashtu zhgënjimin që deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe komuniteti i gazetarëve nuk kanë arritur të akomodojnë kërkesat e njërës dhe të palës tjetër”.

“Kemi shënuar një hap prapa në këtë çështje”, ka thwnw Vllahiu. Prandaj sipas tij, aktualisht po shqyrtohen mundësitë ligjore e kushtetuese për të gjetur një rrugëdalje nga situata e krijuar./Telegrafi/ kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit