-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Thaçi nderon dëshmorët dhe personalitetet që luftuan për pavarësinë e Kosovës

Më të lexuarat

Thaçi sot së pari bëri nderime dhe vendosi lule te shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë, hero në luftën e fundit në Kosovë, i cili ishte një ndër themeluesit e UÇK-së

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe e pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka bërë nderime në varrezat dhe monumentet e dëshmorëve dhe të personaliteteve që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Thaçi sot së pari bëri nderime dhe vendosi lule te shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë, hero në luftën e fundit në Kosovë, i cili ishte një ndër themeluesit e UÇK-së.

Duke uruar festën e 28 Nëntorit, Presidenti Thaçi u shpreh se “Sot jemi këtu për të përkujtuar me nder dhe lavdinë më të madhe, me përgjegjësinë më të lartë shtetërore komandantin emblematik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zajir Pajazitin, për të respektuar vlerën e tij, të shokëve të tij, të dëshmorëve të lirisë, të gjithë njerëzve që dhanë gjithçka çka patën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.”

Pas kësaj presidenti Thaçi bëri nderime edhe te varri i Presidentit të parë dhe historik të Kosovës, Ibrahim Rugova në Velani të Prishtinës.

“Në kuadër të Festave të Nëntorit sot nderojmë me përgjegjësi më të lartë shtetërore presidentin e parë të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, për personalitetin e tij sakrifikues për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për angazhimin e tij maksimal në internacionalizimin e çështjes së Kosovës. Prandaj sot shteti i Kosovës nderon Presidentin Rugova”, ka thënë Presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi sot do të bëjë nderime edhe te varri i heroit Fehmi Lladrovci në Gllanasellë dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Dita Flamurit dhe e pavarësisë së Shqipërisë, është festë memoriale e shqiptarëve të Kosovës. Me propozimin e kryeministrit Isa Mustafa, Qeveria ka aprovuar që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi në Kosovë. Kjo ditë po ashtu lidhet me historinë e afërt të Republikës së Kosovës, ku me datën 28 nëntor të viti 1997, për herë të parë doli publikisht UÇK-ja. Me të njëjtën datë, në vitin 1955 ka lindur edhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari, jeta puna dhe vdekja historike e të cilit u bë një simbol i pavarësisë së shqiptarëve të Kosovës.

Prishtina dhe qytetet e tjera të Kosovës për nder të kësaj feste janë zbukuruar me flamuj dhe simbole kuq e zi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit