1.8 C
Pristina
Monday, January 6, 2025

Thaçi merr mbështetjen e Erdoğan-it për shtimin e njohjeve

Më të lexuarat

Thaçi ka falënderuar presidentin Erdoğan për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Kosovës në procesin e shtimit të njohjeve dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare

 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin e mbrëmshëm në New York ka marrë mbështetjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për procesin e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Thaçi së bashku me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë zhvilluar një takim me presidentin Erdoğan.

Në një njoftim nga Presidenca e Kosovës thuhet se në këtë takim është biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, për rritjen e shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit në fusha tjera me interes të përbashkët.

Thaçi me këtë rast ka falënderuar presidentin turk, Erdoğan për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Kosovës në procesin e shtimit të njohjeve dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Siç njofton Presidenca e Kosovës, Thaçi ka marrë mbështetjen e presidentit Erdoğan për procesin e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, duke kontribuar kështu në rritjen e sigurisë globale.

Nga ana tjetër, njoftohet se Erdoğan ka thënë se ai do të angazhohet personalisht në shtimin e numrit të njohjeve për Kosovën dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Në fund “presidenti Thaçi e ka informuar presidentin Erdoğan lidhur me fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për domosdoshmërinë e arritjes të një marrëveshjeje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme. Me këtë rast, Erdoğan ka thënë se mbështet arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet dy vendeve”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit