1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Thaçi: Kosova vend i mundësive

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i pranishëm sot në në ceremoninë e vënies së gurëthemelit të Hidrocentralit të Belajës në komunën e Deçanit tha se ky projekt, pritet të rritet në fazat e mëvonshme, duke zgjeruar kapacitetet gjeneruese të energjisë deri në 100 megavat, që nënkupton vlerën e investimeve prej 200 milionë eurove.
Sipas tij, ky investim dëshmon progresin e institucioneve në përmirësimin e infrastrukturës fizike dhe ligjore, si bazë për zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit privat.
“Kosova tani po fillon të ndërtojë kapacitetet e saja gjeneruese të pastra, të gjelbra, të cilat nuk e dëmtojnë mjedisin. Kosova si shtet i ri është shtet i mundësive të mëdha, në veçanti në sektorin e energjisë, prandaj unë dua të besoj se ky është vetëm fillimi i investimeve të huaja në sektorin e energjisë për të vazhduar edhe më tutje”, u shpreh Thaçi, raporton noa.
Ai theksoi se Kosova është shtet i ri, shtet i mundësive të mëdha, shtet i mundësive për energji, miniera, për agrikulturë, qendër skijimi prej më atraktive në rajon në Brezovicë, ndërsa shtoi se Kosova është vend i ri, stabël dhe i sigurt për investime. Mirësevijnë të gjithë austriakët./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit