14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

UÇK-ja u emërua në odën e Adem Jasharit

Më të lexuarat

Kryetari i tanishëm i Skenderajt Sami Lushtaku, ka thënë se UÇK-ja u emërtua në odën e Adem Jasharit, jo në Zvicër e askund tjetër.
Lushtaku në emisionin Rubikon në KTV, ka folur edhe për “pjesëmarrjen” e tij në zgjedhjen e ish-presidentit Behgjet Pacolli, duke thënë se ai askujt nuk i ka bërë presion që të votojë për ndonjë person të caktuar.
“Unë askujt nuk i kam dhënë voto për këtë as për atë person, vetëm e kam ndihmuar zgjedhjen e ish-presidentit Behgjet Pacolli” ka thënë Sami Lushtaku.
Ai po ashtu ka folur edhe për marrëdhëniet më shefin e tij në parti, kryeministrin Hashim Thaçi, duke thënë se ata janë shokë të mirë edhe pse shpeshherë kanë pasur mosmarrëveshje, që siç është shprehur ai “mosmarrëveshje për punë”.
Sami Lushtaku ka thënë se nuk e din psë është futur në listën e zezë të presidentit Bush.
Ndërkaq, duke folur për të ardhmen, Lushtaku ka thënë se nuk e ka ndërmend që të kandidojë përsëri për kryetar të Komunës së Skenderajt.
Sami Lushtaku ka paralajmëruar se dëshiron të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit