Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin.
Kreu i vendit tonë fillimisht e ka falënderuar sekretarin Paroli për mbështetjen që Selia e Shenjtë i ka dhënë popullit të Kosovës para, gjatë dhe pas luftës, duke thënë se njohja formale e Kosovës Vatikani do të kurorëzonte krejt angazhimin e saj për sigurimin e paqes dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.
“Populli i Kosovës gjithmonë është udhëhequr nga vlerat e Shën Terezës, vlera të tolerancës, paqes dhe bashkëjetesës. Jemi mirënjohës për mbështetjen që Selia e Shenjtë i ka dhënë popullit të Kosovës. Krejt çfarë ka mbetur është njoha nga Vatikani”, tha Thaçi.
Presidenti Thaçi, e ka informuar sekretarin Parolin për harmoninë fetare në Kosovë, për bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve, vlera mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.
Nga ana tjetër, sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin ka thënë se Selia e Shenjtë është e përkushtuar për paqen, tolerancën dhe stabilitetin në Kosovë.
Por si duket Selia e Shenjtë as njet nuk e ka për ta bërë një gjë të tillë përkundër vardisjes së madhe të politikanëve tonë për vite me radhë. Ndërsa Arabia Saudite me qendrën e saj të shenjtë Mekën apo Qabenë ku besimtarët mysliman shqiptarë shkojnë për çdo vit për të bërë haxhin dhe falen në drejtim të saj e kanë njohjur Kosovën që në fillimet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.